Site icon Telegrafi

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Diana Qerimi, një dizajnere prej vitesh e tregut shqiptar, por që shpesh ka befasuar me arritjet edhe përtej kufijve.

Ndonëse me anë të punës i ka dëshmuar vazhdimisht sukseset, ato po vazhdojnë të jenë edhe më të dukshme, në një ditë si kjo.

Pikërisht, ajo është kthyer në një emër më të lakuar në mediat shqiptare, por duke mos lënë anash as edhe ato më prestigjiozet në botë.

Jennifer Lopez (Foto: Screenshot/Instagram)

Kreatorja nga Kosova ka punuar një fustan për yllin ndërkombëtar e një nga ikonat e modës, Jennifer Lopez.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Në një bisedë me Telegrafin, ajo tregon se si erdhi deri te bashkëpunimi dhe kontakti me një nga divat e muzikës.

“Kontakti fillimisht me erdhi nga stilistja e JLo’s në muajin shkurt ku kërkoi 3 – 4 fustane nga koleksioni ynë i fundit përfshirë edhe këtë që ka veshur mbrëmë, nuk e kisha idenë se ku ose kur do të vishet po që nga muaji shkurt prisja me padurim nëse do të përzgjidhte ndonjërin nga ata që dërguam duke pasur parasysh që nëpër evente të tilla bëhet si një garë nga dizajnerët se kush kë do vesh për eventet si ky i Met Gala-s”, u shpreh Qerimi për Telegrafin.

Jennifer Lopez (Foto: Screenshot/Instagram)

Edhe pse nuk iu dërgua një model special, Diana marrë parasysh talentin dhe intuitën, nuk hezitoi të realizonte një të atillë për JLo-në.

“Ata më kërkuan 3 fustane specifik nga koleksioni që ishin të tre të kuq, ndërsa unë vendosa të krijoj këtë të katërtin si ide që do i shkonte shumë JLo-së dhe me sa duket nuk paskam gabuar”, tha ajo në vazhdim të bisedës.

Jennifer Lopez (Foto: Screenshot/Instagram)

Për atë si dhe për shumë artistë të tjerë që punojnë me përkushtim e dashuri, natyrisht se kjo do të ishte një ëndërr, por që tani e ka realizuar.

“Sigurisht që për mua si dizajnere dhe si një vajzë që ka dëgjuar e admiruar JLo-në që kur isha e vogël sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha kur pashë në Instagram që kisha marrë ‘tagg’ fillimisht nga bashkëpunëtoret e saj dhe stilistja. Shpresoj ditë si kjo të kem edhe në të ardhmen”, përfundon Diana për Telegrafin.


Veç kësaj, dizajnerja shquhet për stilin e veçantë të të punuarit dhe jo më kot është një zgjedhje e Lopez. /Telegrafi/

Exit mobile version