Derisa po shëtiste pranë një kanali në Risca të Wales, Caroline Brown ka hasur në një krijesë shumë të pazakontë.

Ishin mbetjet e një peshku të çuditshëm, me fytyrë sikur të krokodilit, derisa kishte gjatësi deri në një metër, transmeton Telegrafi.


Ngjashmëria e krijesës, ishte me një lloj krokodili të vogël që gjendet rrallë në Shtetet e Bashkuara, derisa ishte shumë e habitshme se si përfundoi në një kanal në Britani të Madhe.

Rrallë ndodhë të gjenden këto krijesa, ndërsa të quajtura nga biologët si fosile të gjalla.

Kalimtarja që e gjeti dhe i bëri fotografitë, ka thënë se peshkut i vinte erë e rëndë, mbasi kishte kohë që kishte ngordhur në atë hapësirë. /Telegrafi/

Krijesa foto 2

Krijesa foto 3