Site icon Telegrafi

Kreshnik Gjergji ironizon me lajmet e fundit: Në dasmë nuk ishte e pranishme as Dafina

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji u martuan të shtunën në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

E në dasmë pati të ftuar personalitete të fushave të ndryshme që krijuan atmosferë të mrekullueshme.

Por, më pas u komentuan edhe fytyrat e tjera publike që nuk qenë të pranishëm, me të cilët këngëtarja kishte raporte të mira.

Foto: Screenshot/Instagram

E ata që munguan ishin, Elinel, Mozzik, Kida, Lumi B, meqë ka bashkë me ta edhe disa këngë.

Për këtë bëri një reagim tashmë bashkëshorti i Dafinës, duke ironizuar me lajmet.

Lexo po ashtu Banorët e Big Brother ia huqin datën e martesës së Dafina Zeqirit

“Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina..Çfarë po ndodh?”, ka shkruar ai.

Dafina shkëlqeu në të gjitha paraqitjet, marrë parasysh që ndërroi më shumë se katër fustane nusërie. /Telegrafi/

Exit mobile version