LAJMI I FUNDIT:

Krerët politik të Shqipërisë përshëndesin marrëveshjen Zaev dhe Tsipras, për emrin

Krerët politik të Shqipërisë përshëndesin marrëveshjen Zaev dhe Tsipras, për emrin

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për kontestin me emrin në mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Tsipras, duke vlerësuar si historike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumë janë i gëzuar për marrëveshjen historike për emrin e Maqedonisë. Ka ardhur momenti i shumë pritur si perspektiva e qartë euroatlantike e rajonit tonë. Përgëzoj për guximin dhe përgjegjësinë të udhëheqësve politikë të Maqedonisë dhe Greqisë, me çka ka sjell këtë arritje të rëndësishme”, vlerëson kryetari i Shqipërisë Ilir Meta.

Nëpërmjet një cicërime në Twitter marrëveshjen e arritur e ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.


“Të dy liderët progresiv të vendeve fqinjë sot kanë shkruar historinë dhe ju treguan BE-së dhe botës se vizioni dhe vullneti mund t’i tejkalojnë të kaluarën dhe të gjejnë hapësirë për të ardhmen”, shkruan Edi Rama.

Arritjen e marrëveshjes e ka nënshkruar edhe shefi i diplomacisë Ditmir Bushati

“Urime për vendet fqinjë dhe miqtë tanë të cilët përparuan në arritjen e marrëveshjes për emrin. Me këtë hapet rruga për integrime në familjen euroatlantike jo vetëm të një vendi, por edhe i të gjithë rajonit. Edhe për shkak të gjithë vështirësive, diplomacia funksionoi”, vlerëson Bushati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori