LAJMI I FUNDIT:

Krerët e Bashkimit Evropian mbërrijnë në Kiev, mësohen se çfarë do të diskutojnë

Krerët e Bashkimit Evropian mbërrijnë në Kiev, mësohen se çfarë do të diskutojnë

Nesër do të mbahet samiti i BE-së në Kiev, mbledhja e parë e tillë e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian që nga fillimi i pushtimit rus.

Me këtë rast, më shumë se 10 zyrtarë të profilit të lartë të BE-së do të mbërrijnë sot dhe nesër në Kiev, mes tyre presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Telegrafi.

Samiti do të diskutojë dërgimin e armëve dhe parave shtesë në Ukrainë, forcimin e qasjes të produkteve të Ukrainës në tregun evropian, ndihmën e Ukrainës për të mbuluar nevojat e saj energjetike, futjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, përgjegjësinë e liderëve rusë për luftën dhe mundësinë e zgjerimit, si dhe zona evropiane pa tarifa roaming në Ukrainë, raporton Guardian.


Ministri britanik i Mbrojtjes rreth dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë: Aktualisht ata kanë nevojë për tanke
Lexo po ashtu Ministri britanik i Mbrojtjes rreth dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë: Aktualisht ata kanë nevojë për tanke

Por në të njëjtën kohë, dëshira e Ukrainës për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian do të mbetet e padëgjuar. Përkatësisht, BE-ja jo vetëm që pret më shumë masa kundër korrupsionit nga Ukraina, por nuk është e gatshme të pranojë si anëtare një vend ku është ndezur konflikti më i madh i armatosur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryeministri ukrainas Denis Shmihal tha kohët e fundit se Ukraina dëshiron të anëtarësohet në BE në dy vitet e ardhshme, por me sa duket kjo nuk do të ndodhë për të paktën pesë vjet të tjerë, dhe ndoshta edhe më gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori