LAJMI I FUNDIT:

Kremlinit po i mungojnë ushtarët, me reklamën e fundit tentojnë të joshin të rinjtë duke u premtuar prona në Ukrainë

Kremlinit po i mungojnë ushtarët, me reklamën e fundit tentojnë të joshin të rinjtë duke u premtuar prona në Ukrainë

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka publikuar sot një video për të cilën thotë se është reklama e re e rusëve, me të cilën u bën thirrje të rinjve që t’i bashkohen ushtrisë dhe të nisen në luftë në Ukrainë që ata kanë dëshirë t’i referohen si “operacion special ushtarak”.

Videoja shfaq një vajzë duke lexuar librin e shkrimtarit rus Pushkin në qytetin ukrainas Odesaa, e kamera më pas drejtohet kah dy ushtarë, transmeton Telegrafi.

I pari flet sesi “në këtë vend së shpejti do të mbahen zgjedhjet”. “Cool sa i përket meje, pas luftës do të mbetem këtu në Odesa”.


“Kushërinjtë e mi janë nga këtu. Mund të thuhet se po rikthehem në shtëpi”, i përgjigjet tjetri.

“A do të blesh tokë këtu”, pyet ushtari i parë kolegun e tij.

“Jo. Do të ndahet toka. Veteranët e operacionit special ushtarak do të jenë prioritet”, i përgjigjet ushtari tjetër.

Më pas shfaq slogani me të cilën u bëhet thirrje rusëve që të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë ruse.

Se Kremlinit po i mungojnë ushtarët dhe se ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë e kanë thënë edhe ekspertë të shumtë perëndimor, ndërsa videoja e fundit propaganduese e dëshmon këtë.

Pra me këtë lëvizje tregojnë se nuk kanë ushtarë për fushëbetejë dhe se i bëjnë thirrje të rinjve – duke tentuar t’i joshin me premtimet se do t’ju japin toka e prona në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Bosnja
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Azia
Kalo në kategori