Me kredinë konsumatore nga ProCredit Bank, e disponueshme vetëm me letërnjoftim,me vendim për 24 orë dhe normë fikse interesi prej 5,5%, përfitoni një zgjidhjefinanciare të shpejtë, të thjeshtë dhe të sigurt pikërisht kur ju nevojitet më së shumti.

Mbështetje financiare kur ju nevojitet më së shumti, me kushte të qarta dhe transparente


Jeta sjell plane dhe prioritete të ndryshme si: rinovimi i shtëpisë, blerja e pajisjeve të reja, investimi në arsim apo mbulimi i shpenzimeve të papritura. Në këto momente është e rëndësishme të keni një partner financiar të besueshëm që ofron stabilitet, kushte të qarta dhe një qasje të përgjegjshme ndaj kreditimit.

ProCredit Bank është e para që ofron kredi konsumatore për të cilën aplikohet vetëm me letërnjoftim – e disponueshme edhe për persona që nuk janë klientë të bankës. Procesi është i shpejtë, i thjeshtë dhe pa dokumente të panevojshme. Vendimi merret për vetëm 24 orë.

Me normë fikse interesi prej 5,5%, kësti mujor është stabil dhe i parashikueshëm, duke u mundësuar klientëve të krahasojnë dhe planifikojnë lehtësisht me këstet e bankave të tjera – pa surpriza.

Shembull i përllogaritjes reale

  • Kredi: 100.000 denarë
  • Afati i shlyerjes: 12 muaj
  • Normë fikse interesi: 5,5%
  • Kësti mujor: 8.584 denarë
  • Shuma totale për kthim: 103.004 denarë

**Shembulli është informues dhe nuk paraqet një ofertë detyruese.**

Rifinancimi dhe bashkimi i kësteve të shumëfishta në një këst të vetëm Kjo kredi mundëson rifinancimin - bashkimin e kredive ose detyrimeve të shumëfishta në një kredi ose detyrim të vetëm. Financat bëhen më të thjeshta dhe më të qarta, të gjitha këstet janë në një vend dhe kontrolli mbi paratë është më i madh. Përveç kësaj, kredia ofron edhe një shumë shtesë për planet ose nevojat aktuale. Më pak stres dhe liri më e madhe në menaxhimin e fondeve janë vetëm disa nga avantazhet. Vendimi merret shpejt - në vetëm 24 orë.


"Klienti është gjithmonë në vend të parë për ne. Kur diskutojmë për një kredi, gjëja më e rëndësishme për ne është që klirnti të ndihet i sigurt dhe i informuar. Kjo është arsyeja pse ne i shqyrtojmë me kujdes të ardhurat dhe mundësitë, në mënyrë që kredia të jetë një zgjidhje e qëndrueshme. Me një normë interesi fikse prej 5.5%, ne ofrojmë stabilitet dhe jemi këtu me transparencën dhe mbështetjen tonë në çdo hap", tha Ljubin Naumovski, Drejtor i Departamentit për personat fizik në ProCredit Bank.

Thjeshtë, shpejtë, dhe sigurt - Aplikoni sot!

Aplikoni përmes faqes së internetit të ProCredit Bank ose në degën më të afërt degën më të afërt dhe merrni një vendim brenda 24 orëve - me një këst të qëndrueshëm, përpjekje minimale administrative dhe kontroll të plotë mbi financat tuaja.