LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi paralajmëron votimin e buxhetit: Nesër dëshmohet se mund të bëhet politikë e vërtetë

Krasniqi paralajmëron votimin e buxhetit: Nesër dëshmohet se mund të bëhet politikë e vërtetë

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar se nesër do të votohet buxheti për këtë vit.

Krasniqi gjithashtu ka shkruar se nesër do të shkarkohet Rikalo, dhe do të miratohet edhe Ligji për Paga.

“Nesër shkarkohet Rikallo. Nesër miratohet ligji për paga, që ua rritë pagat të gjithë punëtorëve të sektorit publik, kurse ua ulë politikanëve. Nesër miratohet ligji për dialog. Nesër bëhet komisioni ad-hoc për sistemin pensional”, ka shkruar Krasniqi.


Lekaj: Qeveria i ka votat për ta kaluar buxhetin, Rikalo shkarkohet nesër
Lexo po ashtu Lekaj: Qeveria i ka votat për ta kaluar buxhetin, Rikalo shkarkohet nesër

Ai këto i ka cilësuar si vendime me të cilat do të dëshmohet se në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë.

“Nesër dëshmohet edhe njëherë që në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë, konkrete, pa përfitim personal, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, përfundon Frashër Krasniqi shkrimin e tij.

Shkarkimin e Nenad Rikalos, ministrit të bujqësisë, e ka konfirmuar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori