LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Milaim Zeka po shpif, do të përballemi në gjykatë

Krasniqi: Milaim Zeka po shpif, do të përballemi në gjykatë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Milaim Zeka, i cili ka thënë se VV-ja është formuar nga SHIK-u.

Ai, në Facebook, ka theksuar se pretendimet e Zekës janë shpifje dhe trillim, që vijnë sipas tij, nga pezmi i demaskimit që po i ndodh ditëve të fundit gazetarit.

“Krejt çka do t’i them sot atij është që për krejt shpifjet e tilla, ditëve në vijim do të dorëzojmë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe me agjentin Zeka do të takohemi në gjykatë. Për mua ky debat me një shpifës të ulët dhe qesharak mbaron këtu”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/