LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: LDK po spekulon, nuk ia kemi ofruar postin e kryeministrit

Krasniqi: LDK po spekulon, nuk ia kemi ofruar postin e kryeministrit

Partia Demokratike e Kosovës e ka demantuar lajmin se kjo parti ia ka ofruar postin e kryeministrit Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi ka thënë se PDK nuk i ka ofruar kurrfarë posti LDK-së. Qeverinë, sipas tij, do ta drejtoj i nominuari për kryeministër nga PAN Ramush Haradinaj.

Ministri në largim i Bujqësisë ka thënë se LDK po spekulon dhe se këto janë vetëm dëshira të LDK-së.


“Ky është një spekulim i LDK-së dhe s’ka asgjë të vërtete këtu. Ata mund të kenë dëshire, por postin e Kryeministrit do ta këtë mandatari ynë, z. Haradinaj”, ka thënë Krasniqi për ‘Indeksonline’.

Tutje, zyrtari i lartë i PDK-së, ka thënë se këtë pozitë ia dhënë njëherë LDK-së dhe rezultati ka qenë shumë zhgënjyes.

“Ia kemi dhëne atë pozite LDK-së, një here dhe rezultati ka qene shumë zhgënjyes, kështu qe mendësia e tille nuk mund të jene me në krye të Qeverisë”, ka shtuar Krasniqi.

Një ditë më parë, këshilltari i kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha tha se PDK ia ka ofruar LDK-së postin e kryeministrit./Indeksonline/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori