Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e saj mori vendim që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të martën në orën 11:00, sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.
Krasniqi tha se pakoja e propozuar është në favor të qytetarëve të dëmtuar nga pandemia.
“Nuk mund të paragjykojë se besoj që të gjitha partitë në kuvend do të duhej të ishin në favor të masave por do të shohim se si do të zhvillohet seanca të martë. Meqenëse qeveria nuk mund të merr hapa legjislativ për të kërkuar nga Kuvendi marrjen e veprimeve, ne besojmë që Kuvendi duhet të luajë rolin që e ka si institucioni më i lartë në vend, dhe të marrë masa për ndihmën ekonomike në sektorin privat në vijën e parë të pandemisë. Ne morëm një vendim që të shqyrtojmë se cilat janë masat që duhet marrë Kuvendi i Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria ka shkelë Kushtetutën në disa nene të kapitullit dy të Kushtetutës…”, ka thënë Krasniqi.
I pyetur rreth çështjes së dialogut dhe formimit të grupit negociator nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Krasniqi shtoi se kryeministri është joserioz.
“Kryeministri është joserioz, ai është vetëm kujdestar i Qeverisë deri në formimin e Qeverisë së re.
Një kryeministër i cili është i shkarkuar duhet të merret vetëm me çështjet e minimumit të kapacitetit ekzekutiv e në këtë rast të merret vetëm me pandeminë”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se PDK do të vazhdojë të jetë opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë