LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Sot pritet të përfundojë vlerësimi i rreth 5 mijë pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga diaspora

KQZ: Sot pritet të përfundojë vlerësimi i rreth 5 mijë pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur vlerësimin e rreth 5 mijë pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga diaspora, për të cilat Gjykata Supreme mori vendim që të numërohen.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme gjatë ditës së enjte kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe besojmë se do të arrijmë ta përmbyllim sot. Pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Elezi.


Daka pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat e diasporës: Jemi të obliguar t'i numërojmë
Lexo po ashtu Daka pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat e diasporës: Jemi të obliguar t'i numërojmë

Ai ka theksuar se lidhur me kohën e saktë për fillimin e numërimit do t’iu mbaj të informuar.

Ndryshe dje kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e mbajtur tha se janë të obliguar që t’i numërojnë këto fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Gjykata Supreme miratoi ankesën e LVV-së për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori