LAJMI I FUNDIT:

KQZ nuk certifikon kandidatët për kryetarë të Listës Serbe

KQZ nuk certifikon kandidatët për kryetarë të Listës Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka certifikuar kandidatët për kryetarë të komunave veriore për zgjedhjet e 19 majit nga Lista Serbe.

Në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm 9 anëtarë të KQZ-së, prej të cilëve 7 votuan “pro” dhe 2 abstenuan. Kjo nuk ishte e mjaftueshme që kandidatët ë Listës Serbe të certifikohen, pasi në këtë rast duheshin 8 vota “pro”.

Edhe pse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, nuk deshi të lejonte debat, përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi shprehu kundërshtimin e tij duke kërkuar që Listës Serbe t’i jepet edhe 24 orë kohë që të ndryshojë kandidatët ose të distancohet nga deklaratat e të njëjtëve që mohojnë shtetësinë e Kosovës.


Për komunën e Leposaviqit ka aplikuar Zoran Dodiq, për Zubin Potok Sergjan Guloviq, për Zveçan Vuqina Jankoviq dhe për Mitrovicë të Veriut Goran Rakiq.

Ndryshe, kandidatët e PDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë certifikuar. /kp/Telegrafi/