LAJMI I FUNDIT:

KQZ njofton se po vazhdon regjistrimi online i votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile

KQZ njofton se po vazhdon regjistrimi online i votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur, për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025.

Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.


Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

“Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;

Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe

Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje

Lajme
Sekuestrohen pako me cigare në Aeroportin e Prishtinës

Sekuestrohen pako me cigare në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Kurti viziton atelienë historike në Gjakovë, pronari i së cilës ishte arrestuar nga forcat serbe për skulpturën e Skënderbeut

Kurti viziton atelienë historike në Gjakovë, pronari i së cilës ishte arrestuar nga forcat serbe për skulpturën e Skënderbeut

Lajme
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër dhe i kam rishikuar gjetjet

Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër dhe i kam rishikuar gjetjet

Drejtësi
Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

Drejtësi
Kalo në kategori