Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) aktualisht është jofunksional, pasi shumicës së anëtarëve iu ka skaduar mandati. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka dekretuar ende përbërjen e re të KQZ-së.
Nga Zyra e Presidentit thonë se vonesa ka ndodhur pasi nuk i kanë pranuar ende të gjitha propozimet për anëtarë të këtij institucioni, nga subjektet politike, sikur e parasheh ligji.
Merret vesh se problematik është bërë emri i Florian Dushit i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Derisa LDK-ja po insiston që Dushi të dekretohet, Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (DÇJMN), i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentit, ka vlerësuar se ai tashmë i ka konsumuar tri mandate dhe nuk duhet të dekretohet edhe për një mandat.
“Florian Dushi i ka tri mandate nëse llogariten vitet sa ka qenë në KQZ. LDK-ja po thotë se i ka vetëm dy, sepse njërin mandat nuk e ka dekretuar presidenti, për shkak se ka qenë koha e tranzicionit të presidentëve Pacolli-Krasniqi. Por, Zyra Ligjore e ka interpretuar që ai e ka luajtur atë rol në mënyrë aktive dmth i ka tri mandate”, ka shpjeguar një burim i mirinformuar.
“Presidenti nuk mund të nënshkruajë diçka që mund të jete antiligjore, sepse ligji e saktëson që një anëtar nuk mund të zgjidhet më shumë se tri mandate”.
DÇJMN ka kërkuar emër të ri nga LDK-ja, por kjo parti ka kthyer sqarimet e saj, duke insistuar në argumentin se Dushi është mandatuar vetëm dy herë.
Dërgimin e sqarimeve e ka konfirmuar dhe vetë Dushi.
“Kanë kërkuar sqarim dhe ne e kemi dërguar sqarimin. Por pas asaj nuk kemi ndonjë përgjigje”, tha Dushi, për Ekonomia Online.
“Pa pranuar zyrtarisht diçka nga Presidenca, unë e as LDK nuk deklarohemi. Sepse zyrtarisht dhe me shkrim nuk kemi asgjë”, shtoi ai.
Dushi saktësoi se ka qenë anëtar i KQZ-së nga viti 2007, kur ishte emëruar nga atëherë Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë deri më 2016, kur kishte dhënë dorëheqje për të marrë një pozitë zëvendësministri në Qeverinë e Isa Mustafës. Pra, ai ka shërbyer nëntë vjet në këtë institucion.
Emri tjetër i propozuar nga LDK-ja është Sami Hamiti; kurse Lëvizja Vetëvendosje krahas Adnan Rrustemit, i cili e ka përfaqësuar deri më tani, ka dërguar dhe një propozim – Nazlie Balën.
Por, paqartësi ka për ndarjen e “hises” në KQZ nga koalicioni PAN (PDK, AAK, Nisma), ka treguar burimi i afërt me zhvillimet.
Meqenëse kanë garuar si një subjekt në zgjedhjet e fundit, PAN-it i takojnë vetëm dy përfaqësues. PDK-në pritet ta përfaqësojë Ilir Gashi; ndërkaq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – Binak Vishaj. Nisma e cila përfaqësohej nga Eshref Vishi pritet të mbetet pa përfaqësues në KQZ dhe kjo ka nxitur pakënaqësinë e Fatmir Limajt.
Gjithashtu, e interesuar për të pasur një përfaqësues në KQZ është dhe Partia Social Demokrate, e cila faktikisht ka 12 deputetë në Kuvend. Por, ata deputetë kanë kandiduar në zgjedhjet e fundit nën siglën e Vetëvendosjes.
“Është duke u menduar që çështja t’i dërgohet për sqarim Gjykatës Kushtetuese”.
“Zyra e Presidentit nuk i ka pranuar ende të gjitha propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga subjektet e përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Presidencës, rreth vonesës së kompletimit të KQZ-së me anëtarë të rinj.
“Propozimet që i kemi pranuar janë në fazën e kompletimit me dokumentacionin shtesë të nevojshëm, sipas legjislacionit përkatës në fuqi, kurse në ditët e ardhshme do të merren edhe vendimet lidhur me këto propozime”, deklaroi Zyra e Presidentit.
Muajin e kaluar, presidenti Hashim Thaçi e emëroi Valdete Dakën edhe për një mandat në krye të KQZ-së. Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Legjislacion, më herët gjatë këtij muaji, kryetarja Daka e ka quajtur “të çuditshme” pozitën në të cilën gjendet ky institucion aktualisht me shumicën dërmuese të anëtarëve me mandat të skaduar.
“Nuk na ka ndodhur asnjëherë mos me pasë KQZ funksionale”, u shpreh Daka.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë. Kryesuesin e emëron presidenti i Republikës, nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatave me juridiksion apeli.
Kurse, gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë.
Një anëtar emërohet nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin serb të Kosovës dhe tre anëtarë nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës