LAJMI I FUNDIT:

KPK do t’i drejtohet Presidentes me letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit

KPK do t’i drejtohet Presidentes me letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e mbajtur të enjten ka vendosur që t’i drejtohet presidentes me një letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit.

“KPK aprovoi…. propozimin për dërgimin e një letre urgjente te Presidentja e vendit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Blerim Isufaj, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KPK-së, transmeton Telegrafi.

Kjo pikë nga anëtarët e KPK-së është diskutuar me dyer të mbyllura, pa dhënë asnjë arsyetim se pse ka ndodhur kjo.


Më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte votuar  unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë ku prokurori Shqipton Fazliu pas afatit ligjor  kishte  kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta.

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë zgjedhjes së Blerim Isufajt kryeprokuror i Shtetit
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese i hap rrugë zgjedhjes së Blerim Isufajt kryeprokuror i Shtetit

Presidenca nuk ka treguar se çfarë vendimi do të marrë presidentja Vjosa Osmani rreth dekretimit të Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit, pasi Gjykata Kushtetuese e vlerësoi të pasafatshme ankesën e kundërkandidatit të tij, Shqipdon Fazliu. /Telegrafi/

.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori