LAJMI I FUNDIT:

KPK dhe Prokurori i Shtetit i reagojnë Kurtit e Haxhiut: Statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, mos bëni deklarata për konsum e agjendë politike

KPK dhe Prokurori i Shtetit i reagojnë Kurtit e Haxhiut: Statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, mos bëni deklarata për konsum e agjendë politike

Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të bëra sot (e diele) në një konferencë për media.

Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit përmes një reagimi për media kanë shprehur sërish shqetësimin e thellë lidhur me siç theksojnë ata, riciklimin e vazhdueshëm të deklaratave të pamatura, të paverifikuara ndaj sistemit prokurorial, që po bëhen vetëm për konsum dhe agjendë politike nga ana e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Faktikisht, këto prononcime publike të Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale në Prokurori, demantohen tërësisht nga raportet zyrtare të sistemit prokurorial. Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale nga viti 2017 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, janë parashkruar katër (4) raste, që ka pasur të bëjnë me dhunën seksuale”, thuhet në reagimin  e tyre.


KPK dhe Prokurori i Shtetit kanë theksuar se informacionet e deklaruara sot nga kryeministri janë të pasakta, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë krejtësisht tendencioze ndaj sistemit prokurorial.

Dhunimi i 11 vjeçares, Kurti: Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunimit
Lexo po ashtu Dhunimi i 11 vjeçares, Kurti: Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunimit

“KPK dhe Prokurori i Shtetit ia bëjnë me dije Kryeministrit dhe Qeverisë se statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, por verifikohen, analizohen me profesionalizëm dhe miratohen në takimet e hapura për publikun nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Për më tepër, ky deklarim i pasaktë dhe tendencioz i Kryeministrit, shpreh nevojën që Kryeministri i vendit të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me sistemin prokurorial në suaza të kompetencave përkatëse, duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bazuar në disa të dhëna rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale, ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.

“Në mbi 85 për qind të këtyre rasteve kanë qenë të mitura. 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë, dhe rreth 140 prokurorë nga gjithsej 200 sa janë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori