Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dha kritika të ashpra ndaj kryetarit të partisë “E majta”, Dimitar Apasiev.
Sipas Kovaçevskit, Apasiev dhe partia që drejton ai janë rrezik i vërtetë për vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Edhe ma shumë rrezik është që ajo parti e merr peng edhe OBRM-PDUKM-në dhe kryetarin e saj për arsye se është i dobët, pa qëndrim dhe pa vizion dhe një person i tillë shumë lehtë mund të merret peng”, deklaroi Kovaçevski.
Kovaçevski e cilësoi Apasievin si piroman politik dhe nuk duhet që t’i lejohet që ndalojë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski theksoi se këto ndryshime janë vazhdim i rrugës evropiane dhe jo tash varet nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë përgjegjësi./Telegrafi/