LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Escobar është jashtëzakonisht i informuar për ngjarjet në vend dhe rajon

Kovaçevski: Escobar është jashtëzakonisht i informuar për ngjarjet në vend dhe rajon

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër do të takohet me zëvendës ndihmësin amerikan Gabriel Escobar, i cili do të jetë për vizitë dyditore në Maqedoni. Kryeministri tha se për vendimet e tij ka mbështetje nga BE-ja dhe veçanërisht nga SHBA-ja dhe në këtë drejtim është edhe vizita e Escobarit në rajonin e Maqedonisë së Veriut.

“Do të bëj një bisedë me të. Ai është një person jashtëzakonisht i mirëinformuar për zhvillimet si në nivel bilateral ashtu edhe në atë rajonal dhe do të diskutojmë pikërisht çështjet kombëtare, dypalëshe dhe rajonale me interes për Maqedoninë e Veriut”, tha Kovaçevski.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai thotë se ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, i cili është para deputetëve dhe që nuk ndërhyn në asnjë çështje identitare të popullit maqedonas.


“Amendamentet kushtetuese të propozuara në Kuvend, për të cilat procesi filloi me miratimin e rendit të ditës dhe prezantimin e qëndrimeve të partive politike, të gjithë janë kujdesur që të mos shkaktojnë turbulenca apo komente negative nga askush në shtet. Jemi konsultuar me opinionin ekspert dhe me sektorin joqeveritar dhe me partitë politike dhe është përgatitur nga një grup ekspert-politik – grup punues që është formuar nga Ministria e Drejtësisë”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori