Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibalyn mund të largohet nga Napoli gjatë verës.

Shumë skuadra e pëlqejnë lojtarin, i cili po shkëlqen tash e sa vite me fanellën e Napolit në Serie A.


Për lojtarin është rritur interesimi i Real Madridit, që mund të mbetet pa Raphael Varanen në verë.

GettyImages 1093948262 Kalidou Koulibaly. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Francezi ka kërkuar të largohet në verë për të nisur një aventurë të re në ndonjë skuadër tjetër me Juventusin dhe Manchester Unitedin që janë duke e analizuar situatën.

Raphael Varane 660669

Problem për të arritur te Koulibaly mbetet çmimi prej 100 milionë eurosh që kërkon presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Gjatë javëve në vijim të dy klubet mund të ulen për të biseduar. /Telegrafi/

telegrafi sport app