LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: OBRM-PDUKM dhe Mickoski punojnë sipas urdhrave të Gruevskit dhe për këtë arsye janë kundër drejtësisë

Kostadinov: OBRM-PDUKM dhe Mickoski punojnë sipas urdhrave të Gruevskit dhe për këtë arsye janë kundër drejtësisë

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhdnësi i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadinov tha se “lufta kundër korrupsionit është pa kompromis dhe nuk njeh asnjë përkatësi, e më së paku përkatësi politike. Vetëm OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski janë kundër drejtësisë, i ndalojnë reformat në gjyqësi dhe Ligjin për prokurori publike”.

“Në bisedimet që po zhvillohen për këtë ligj, OBRM-PDUKM për përfaqësues të vet dërgoi Antonio Milloshoskin, i dyshuar në një rast gjyqësor, dhe dezinfromator kryesor në pallatin e bardhë. Në vend se të kërkojë dorëheqje, Mickoski e ngarkon Milloshoskin”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se në dy muajt e fundit, Milloshoski është kapur dy herë në gënjeshtra serioze që prishin imazhin e shtetit.


Kostadinov tha të gjithë e dinë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë kundër drejtësisë, duke përmendur propozimin e Mickoskit që në krye të Prokurorisë të jetë Vladimir Pançevski i cili dyshohet për keqpërdorim të sistemit AKMIS.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet ta dinë se mbaroi koha kur politikanët zgjedhshin prokurorë publik ndërsa gjyqësia kontrollohej nga pallati i bardhë. Reformat do të vazhdojnë në interes të qytetarëve, drejtësisë dhe shtetit”, tha Kostadinov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Kalo në kategori