Dy infermierë dhe një mjek nga spitali rajonal i Gjakovës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. E kjo ka shqetësuar tej mase Federatën Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSHK), e cila vlerëson se Kosova nuk ka kapacitete të plota për mbrojtjen e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit për luftimin e koronavirusit.
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, ka ngritur shqetësimin për shëndetin e mjekëve, infermierëve, pro edhe stafit përcjellës, të cilët janë të angazhuar në nivel vendi për shërimin e pacientëve më COVID-19.
Ai thotë se statistikat në nivel global tregojnë për një rritje deri në 20 për qind të rasteve të infektimit të punëtorëve shëndetësorë.
Sipas tij, Kosova deri në këto momente qëndron mirë, por e sheh sfidë mbrojtjen e mjekëve.
“Deri në këto momente në Kosovë nuk kemi raste shumë, por e keqja është rasti i paraqitjes së infermieres në infektivë, aty ku është lufta e parë dhe i kemi dy raste nga Gjakova. Jemi duke i pritur rastet edhe nga Podujeva të disa mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë. Numri nuk është i madh, Mirëpo nuk është këtu problemi, problemi është si ta ndalojmë këtë që të mos depërton te punëtorët shëndetësorë. Jo që na po duam t’i veçojmë punëtorët shëndetësorë nga popullata tjetër, mirëpo nga ajo që ata kanë për t’i shërbyer të sëmurëve të tjerë”, thotë ai, për KosovaPress.
Syla thotë se sindikatë kanë përcjell nga afër punën e mjekëve nëpër të gjitha pikat operues dhe se kanë vërejtur se kushtet nuk janë të mira. Sipas tij mungojnë mjetet mbrojtëse, andaj apeloi te institucionet që të marrin masa të menjëhershme për të ofruar sigur i maksimale për këtë kategori.
“FSSHK-ja që një javë është duke përcjellur situatën duke filluar nga mjekët dhe infermierët të cilët janë nëpër kufij, në karantinë dhe nëpër institucione të tjera dhe masat nuk janë ashtu siç duhet me qenë që këta punëtorë të mbrohen. Hiqe këtu infektiven dhe Institutin Epidemiologjik që deri diku janë të mbrojtur, mirëpo unë konsideroj se duhet shumë më shumë të punojmë në sigurimin e materialit mbrojtjes të punëtorëve shëndetësorë. Ne si Federatë jemi duke kontaktuar me konfederatat botërore, evropiane, dhe së fundmi kemi apeluar edhe te KFOR-i që të na ndihmojnë. Kemi marr vendim që si Sindikatë që nga e hëna me mjete të vetanake të sigurojmë një sasi të materialit aty ku mundemi”, thotë ai.
Qeveria në detyrë propozoi një pako emergj ente për ndihmë mjekëve, por edhe kategorive të tjera që janë në vijën e parë të frontit me koronavirusin. Syla këto ndihma po i vlerëson të parëndësishme në këtë kohë. Ai thotë se nuk ka çmim që e paguan tani punën e punëtorit shëndetësor.
“Nuk ka para më që paguhet mjeku dhe infermieri thjeshtë. Tash vonë ju ka ra ndërmend disa njerëzve. Se a janë të mjaftueshme apo jo nuk dua të hyjë në këto kalkulime. Mirëpo ajo çka më brengos mua si sindikalist dhe si njeri besoj që si gamë e ndihmave të jetë më e madhe. Këtu nuk guxon të përjashtohet as punëtorët të tjerë sanitarë, duke filluar nga pastruesi, sigurimi, punëtori teknik, inspektorët, etj që janë një numër i madh që i nevojitet një infuzion ekonomik. A duhet të vije kjo kohë për të ndihmuar punëtorin shëndetësor?. Unë konsideroj se p asi që të përfundon kjo punë ne kemi shumë punë me spektrin e gjerë politik në Kosovë, që më në fund punëtorët shëndetësorë ta marrin vendin aty ku i kanë hije, e mos të priten pandemi dhe katastrofa të tjera që i ndodhin njerëzimit për të vlerësuar mjekët”, thotë ai.
Syla përmend edhe një problem që sipas tij është ndoshta edhe më i madhi. Ai thotë se sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë dhe ky sipas tij duhet të përbëjë shqetësim shtetëror, pasi që konsideron se një pandemi e tillë edhe pse mund të kalojë tani, pritet të rikthehet përsëri në vjeshtë.
Syla thotë se është koha e fundit që të gjithë politikanët, por edhe mbarë shoqëria ta kthejnë kokën nga shëndetësia dhe ta marrin ma seriozisht.
“Pesë mijë punëtorë shëndetësorë janë mangu në Kosovë. Andaj me këta punëtorë që janë me të vërtetë është një heroizëm i paparë, padashur me qenë megaloman. Gjermania ka menduar shumë më herët dhe iu e dini që atje shërbejnë sot 800 deri 1000 mjekë nga trojet shqiptare dhe infermierë po ashtu dhe ne jemi mangu. Prandaj, është dashur të mendohet më herët. Sot jemi vonë, mirëpo më mirë që ka ndodhur ndoshta kjo që të vetëdijesohemi, sepse kjo nuk do të përfundon tani. Sipas ekspertëve botërorë të OBSh-së pritet që ndoshta për këtë periudhë të përfundojë por na pret atëherë vjeshta dhe dimri tjetër dhe duhet të shfrytëzohen 2-3 muajt e ardhshëm dhe t’i përgatisim infermierët dhe mjekët të ri dhe stafin tjetër për ta luftuar këtë pandemi”, thotë ai.
Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 91 raste me virusin COVID-19, ndërsa një ka vdekur. Qeveria tashmë ka marrë disa masa parandaluese, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes nga ora 17 :00 deri në ora 06:00 të mëngjesit. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës