Kosova ka shumë talentë nëpër Evropë dhe FFK me kampet e saj po tenton t’i pikas më të mirët që të bëjë skuadra të forta edhe te grupmoshat.

Së fundmi është ftuar Fatjon Alidemaj nga Pozhari i Deçanit, po që jeton dhe luan në Zurich të Zvicrës.


Djaloshi ka lindur dhe është rritur ne Zvicër. Ai është i datëlindjes 2003 dhe luan qe shtatë vite te FC Zurich.

35893206 1970805442950859 8427891119508946944 n

Alidemaj është pjesë e FC Zurich U15, ndërsa luan në pozitën e mesfushorit.

Ai ka luajtur një herë më parë për Kosovën në mars të këtij viti, dhe aty është pëlqyer, ndërsa tani i ka ardhur ftesa për kampin e radhës.

35628974 1970805332950870 2317166080604241920 n

"Jam shumë i lumtur që kamë marrë ftesën nga FFK-ja për të qenë pjesë e këtij kampi”.

“Do të dëshiroja që në të ardhmen të jem pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Kam shumë dëshirë që të kontribuoj në futbollin e Kosovës", ka thënë Alidemaj për Telegrafin.

35763216 1970812049616865 1030560076777127936 n

Talenti tregon se e pëlqen klubet e Barcelonës dhe Bayernit, ndërsa si lojtar James Rodriguezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app