LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 për femra fiton edhe ndaj Letonisë

Kosova U19 për femra fiton edhe ndaj Letonisë

Kosova U19 për vajza  ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut kualifikues të Ligës B në Grupin 3 për “Euro 2023” që po mbahet në Belfast të Irlandës së Veriut.

Pas fitores bindëse ndaj Qipros (4:0) të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit, sot arritën të mposhtin Letoninë, me rezultat 1-0.

Golin e fitores për Dardanet e reja e shënoi Lorita Islami, në minutën e nëntë.


Kosova e kryeson grupin me 6 pikë, derisa Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga 3 pikë. Ndeshjen e fundit, Kosova e zhvillon kundër Irlandës së Veriut, më 10 prill.

Në rast të fitores ose edhe barazimit, atëherë Dardanet U19 do ta sigurojnë pozitën e parë në grup dhe promovimin në Ligën A për fushatën e ardhshme kualifikuese.

Përzgjedhësja Albina Rrahmani ka folur pas ndeshjes, duke e vlerësuar lartë fitoren.

“I kemi marrë ndeshjet një nga një dhe po mundohemi ta përmirësojmë lojën tonë aty ku ka më shumë nevojë, edhe pse kemi pak kohë në dispozicion. Fitorja e dytë na bën të lumtur. Ishte një lojë e luftuar, por lojtaret tona u angazhuan shumë dhe në fund vendosi një gol nga ndërprerja”.

“Tani jemi në një pozitë më të mirë sesa ekipet tjera në grup, por kjo nuk do të thotë që ne do të relaksohemi. Tani së bashku me stafin jemi të fokusuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e fundit, ngase duam që ta mbyllim këtë turne me tri fitore dhe të promovohemi në një rang më lart për kualifikimet e ardhshme”, ka thënë Rrahmani.

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori