Kosova U17 ka mbërritur sot në Zagreb, gati për kualifikueset për Kampionatin Evropian “Qipro 2024
Kosova U17 ka mbërritur sot pasdite në Zagreb, ku do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024.
Gjatë qëndrimit prej 10 ditësh në kryeqytetin kroat, Dardanët e drejtuar nga Arbnor Morina, do të zhvillojnë tri ndeshje në kuadër të Grupit 9, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia, Anglia dhe Ishujt Faroe.
Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë të premten, në stadiumin ‘Branko Čavlović-Čavlek”, me fillim në orën 13:00.
Në ndeshjen e dytë, më 6 nëntor, Dardanët do të ballafaqohen me Kombëtaren e Anglisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin ‘Ivan Laljak-Ivić’ në orën 12:00, derisa në ndeshjen e fundit, më 9 nëntor, Kosova do të përballet me Ishujt Faroe.
Kjo ndeshje gjithashtu do të zhvillohet në stadiumin “Ivan Laljak-Ivić”, në orën 13:00.
Lista e futbollistëve 1. Almir Sinanaj – Grasshopper Club Zurich 2. Sebastian Paloka – KV Oostende 3. Engjell Krasniqi – Borussia Monchengladbach 4. Edmir Dakaj – FC Thun 5. Fation Haxhiu – FC Honka 6. Ron Isa – BSC Young Boys 7. Leonit Ismajli – DJK Ingolstadt 8. Dijar Haziri – FC Basel 9. Art Morina – KF Ramiz Sadiku 10. Reis Paci – KF Ramiz Sadiku 11. Skifter Mustafa – QS Prishtina 12. Leart Salihu – Servette FC 13. Hektor Krasniqi – FAC Wien 14. Arif Zeneli – Moss FK 15. Diar Rexhepi – VfB Stuttgart 16. Leotrim Jerliu – Tennis Borussia Berlin 17. Leart Bekolli – FC Twente 18. Edor Hajdini – TPS Akademia Turku 19. Floni Selimi – Hallescher FC 20. Dior Ilazi – FC Winterthur
/Telegrafi/






























