Kosova U-19 pasi e kaloi fazën e parë të kualifikimeve, këto ditët e fundit ishte në Portugali ku zhvilloi tri ndeshjet e Elite Raund.
Djelmoshat e Ramiz Krasniqit kanë arritur të marrin një fitore dhe dy humbje.
Në ndeshjen e sotme ata shënuan fitore kundër Sllovakisë me rezultat 2-1.
Kosova shënoi nga një herë në secilën pjesë për të ardhur te fitorja.
Sulmuesi i Dritës, Leutrim Kryeziu gjeti golin i pari në minutën e 29-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë shënoi edhe Abit Salihu për t’i dhënë fitoren Kosovës.
Krejt çka bën sllovakët ishte një gol në koh shtesë.
Pas kësaj ndeshje Kosova e mbyll grupin në vendin e tretë pas Portugalisë dhe Irlandës. /Telegrafi/