LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-18 shfaq më shumë, por mposhtet nga Turqia

Kosova U-18 shfaq më shumë, por mposhtet nga Turqia
(Foto: kosovahandball.info)

Ka pasur përmirësime të ndjeshme në lojën e Kosovës U-18 në hendboll në krahasim me dy ndeshjet e para në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Letoni.

Ndonëse përmirësimi ishte i ndjeshëm, djemtë tanë e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në fazën grupore. Të enjten në Riga, Kosova U18 pësoi nga Turqia me rezultat 29-23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18-10.

Në periudha ka funksionuar loja jonë, por djemtë e kanë kuptuar që për paraqitje të nivelit më të lartë duhet të punojnë shumë më tepër.


Gjithsesi përvoja në këtë Evropian do të shërbejë shumë për këtë gjeneratë që po i luan ndeshjet e para zyrtare ndërkombëtare.

Elion Goçi, Amar Muqolli e Olsi Mulaj kanë shënuar nga pesë gola ndaj Turqisë. Goçi i kishte shtatë tentime, Muqolli nëntë, ndërsa Mulaj njëmbëdhjetë.

Faza grupore në Evropian ka përfunduar, ndërsa kanë mbetur ndeshjet për plasman.

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori