Kryetari i Federatës së Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla dyshon se vaksinimi i qytetarëve, kurdo që të arrijë vaksina kundër sëmundjes COVID-19, nuk do mund të realizohet në mënyrë të drejtë, sidomos kur është fjala për personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç.
Syla thotë se Kosova nuk ka statistika të detajuara shëndetësore, pasi që mungon funksionimi i duhur i Sistemit Informativ Shëndetësor, në mënyrë që të bëhet e ditur se cilat janë grupet e rrezikuara.
“Mund të ketë keqpërdorime sepse dikush mund të vaksinohet pa pasur sëmundje kronike apo pa qenë në grupin e rrezikshmërisë dhe kjo mund të sjellë problem në të ardhmen. Prandaj, unë konsideroj se pas krijimit të qeverisë së re, ministria duhet të jetë shumë e shpejtë dhe vigjilente që të veprojë dhe të përcaktojë këto grupe”, tha Syla.
Sistemi i Informimit Shëndetësor është sistem i cili bënë gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor.
Tolaj: Përparësi do kenë të fuqishmit, jo nevojtarët
Edhe infektologu Ilir Tolaj, në një takim të organizuar nga organizata Demokracia në Zhvillim (D4D), tha se Kosova nuk ka të regjistruar as personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike, por as ata që kanë kaluar sëmundjen COVID-19. Në bazë të mungesës së regjistrit, ai tha se përparësi në vaksinim “do kenë të fuqishmit dhe jo nevojtarët”.
“Në bazë të mungesës së të dhënave nuk po e shoh se në çfarë baze do të bëhet distribuimi i vaksinave nëpër komuna, pos mënyrës arbitrare. Kjo mënyrë shkakton pakënaqësi dhe mundësi të abuzimit. Kështu si çdo herë, në vendet me demokraci e ekonomi të pazhvilluar e sistem publik shëndetësor të politizuar, e të nëpërkëmbur, përparësi do të kenë më të fuqishmit dhe jo nevojtarët. Improvizimi do të jetë shenja njohëse e këtij aktiviteti shëndetësor”, tha Tolaj.
Mungesën e përgatitjes së nevojshme për procesin e vaksinimit në mënyrë të duhur, e përmend edhe Sami Uka, kryeshef i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
“Në mungesë të listave të personave mbi 80 vjeç dhe atyre që kanë kaluar COVID-19, jemi shumë të bindur, nëse vazhdohet kështu, ne sërish do të gjendemi përballë një situate të ngjashme me vaksinimin kundër gripit sezonal, kur janë sjell vaksinat është thënë veç hajde se duhet të vaksinohen”, tha Uka në tryezën e organizuar nga D4D.
Por, në një përgjigje, dërguar më 22 mars, nga zyra për informim e Ministrisë se Shëndetësisë, pranojnë se Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk është krejtësisht funksional, por se ka disa module të tij, që gjenerojnë të dhëna të ndryshme për shëndetësinë.
Në përgjigje shtohet se për personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç, ekzistojnë listat të cilat janë hartuar në bashkëpunim me Kujdesin Parësor Shëndetësor.
S’ka konfirmim për arritjen e vaksinave në Kosovë
Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit kundër COVID-19, dhe nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se kur mund të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave në Kosovë, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për REL-in më 22 mars.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë javës së kaluar për mediat vendore ka thënë “se më 17 mars do dal nga prodhimi kontingjenti i parë i vaksinave për Kosovën” dhe se sipas tij, mbetet çështje ditësh arritja e tyre në Kosovë.
Vaksina e parë që pritet të arrijë në Kosovë është ajo e kompanisë britanike/suedeze AstraZeneca, e krijuar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.
Qeveria e kaluar ka thënë se Kosova do të pranojë kontingjentin e parë të vaksinave të AstraZenecas në muajin mars. Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave, që Kosova pret t’i marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në mungesë të vaksinës, Shqipëria gjatë fundjavës së kaluar ka vaksinuar rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZenecas.
Kurti: Duhet të ulen rastet me koronavirus e të eliminohen vdekjet
Sipas kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, menaxhimi i pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi kërkonveprim urgjent në mënyrë që të eliminohet numri i vdekjeve dhe të ulen rastet pozitive me COVID-19.
Gjatë mbledhjes ceremoniale të kabinetit të ri qeverisës, të mbajtur të martën, Kurti tha se “pres në tavolinën time të më vijë urgjent plani për menaxhimin e pandemisë”.
“Por, duhet të ketë plane të zbatueshme të cilat marrin parasysh shëndetin e qytetarëve si dhe shëndetin e ekonomisë së vendit tonë. Vlerësimi i këtyre duhet të bëhet më urgjencë dhe duhet të bëhet përmes një plani që do të hartohet nga Ministria e Shëndetësisë, Ekonomisë dhe ministrive të tjera. Kërkohet punë konkrete dhe rezultate të shpejta”, tha kryeministri Kurti.
Kush do vaksinohet në fillim?
Institucionet shëndetësore kanë përgatitur planin e imunizimit kundër COVID -19. Komiteti për Vaksinim ka paraparë që pas futjes në përdorim të vaksinës, procesi të realizohet në tri faza.
Faza e parë parasheh vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat mbi 80 vjeç dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet si dhe ata me sëmundje kardiovaskulare).
Faza e dytë do të përfshijë grupmoshat mes 65-79 vjeç, popullsinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Ndërsa në fazën e fundit, në plan parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën kundër sëmundjes COVID-19. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët