Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga shoqëria civile me titullin “Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre”.
Lluka ka treguar për arritjet, zhvillimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i energjisë së ripërtritshme.
Në njoftimin për media thuhet se ai ka thënë se gjatë këtyre viteve të fundit në Kosovë janë futur në operim edhe kapacitete të reja gjeneruese dhe Kosova ka arritur cakun e vendosur nga Bashkimi Europian që 25% e konsumit të energjisë të jetë nga energjia e ripërtritshme.
“Në vitet e fundit mbi 70 MË kapacitete gjeneruese janë futur në operim dhe mbi 180 MË tjera presim të futen në periudhën afatshkurtër si dhe në bazë të Eurostat, Kosova ka arritur në nivelin e pjesëmarrjes së BRE prej 24.6% në konsumin e përgjithshëm të energjisë, të dhëna këto të validuara edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë”, u shpreh Lluka.
Sipas njoftimit arritja e këtij caku vlerësohet të jetë shumë e paqëndrueshme konsideruar pjesëmarrjen e lartë të biomasës.
Ai gjithashtu ka thënë se rekomandimi i këshillit të ministrave vendeve anëtare të komunitetit të energjisë, Raporti i progresit të komisionit Evropian për vitin 2018, programi për Reforma Ekonomike (ERA), kanë një konkluzion dhe rekomandim te qartë burimeve të ripërtritshme.
“Kosova duhet menjëherë të kaloj në procedurë konkurruese të përzgjedhjes dhe përcaktimit te çmimit për këto burime dhe krejt kjo në funksion që të rrit transparencën dhe konkurrueshmerinë në procesim, të arrihet reduktimi i kostos, të arrihet përmirësimi teknologjik, të rritet norma e realizimit, etj,”, ka thënë ai.
Në njoftim thuhet se Minstri Lluka ka kumtuar një lajm të mirë ku ka thënë se pas një pune intensive me zyrën e rregullatorit, KOSTT si dhe asistencën teknike te Repoëer- USAID, janë adresuar komentet e kryesore te institucioneve financiare ndërkombëtare në marrëveshjen për shitblerjen e energjisë.
“Së fundmi rregullatori i ka aprovuar ato dhe si rezultat EBRD do të financojë projektin e parë ne Kosovë nga burimet ripërtritshme mbi formulën e “Poject Finance”. Ai gjithashtu ka shfrytëzëuar rastin që ti falënderoj te gjitha palët e përfshira në këtë proces si dhe ka konsideruar këtë si hap krucial në eliminimin e barrierave të financimit të këtyre projekteve”, ka theksuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën