Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë hyrë në limitet kohore që sa më shpejt të arrijnë marrëveshjen bashkëqeverisëse pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndonëse kanë mbetur rreth një javë deri tek seanca konstituive, dallimet mes dy partive janë të qarta rreth çështjes së presidentit. Kjo po rrezikon të shpie vendin drejt zgjedhje të reja.
Të paktën kështu mendojnë njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë.
LDK e cila po negocion themelimin e qeverisë, po insiston në “balancim” të pushtetit, por në anën tjetër shprehin vullnetin e tyre për të arritur sa më parë marrëveshjen me VV-në.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti nuk tregon se do të ketë ndonjë takim gjatë ditës, teksa thotë se deri më datën 26 dhjetor do të punojnë që të arrijnë këtë marrëveshje.
“Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të themeluar sa më parë institucionet e reja. Një marrëveshje që i balancon përgjegjësitë që kanë dy subjektet brenda institucioneve të reja…nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Ne presim që kurdo që caktohet takimi të ulemi dhe të diskutojmë. Shprehim vullnetin tonë për të arritur një marrëveshje sa më parë. Më 26 dhjetor është seanca, shpresoj që deri atëherë të përafrojmë qëndrimet”, thotë Hoti.
Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se alternativa e vetme e dy partive fituese të zgjedhjeve 6 tetorit është formimi i Qeverisë.
Krahas saj Baraliu jep edhe detaje mbi periudhën kohore kur munden të mbahen zgjedhjet e reja.
“E vetmja alternativë e mundur është që këto dy parti të gjejnë zgjidhje këto ditë deri në datën 26 ku mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re. Përndryshe në qoftë se 60 ditë prej asaj ditë kur do të mbahet seanca konstituive e kuvendit nuk arrihet që të bëhen institucionet pra të konstituohet Kuvendi dhe qeveria atëherë shkohet në zgjedhje të reja. Shpërbëhet ai kuvend dhe shkohet në zgjedhje të reja. Prandaj nuk kanë as kohë edhe as alternativa të tjera veprimi përveç të kurorëzojnë thirrjen plebishitare të votuesit”, thotë Baraliu.
Njohësi i Kushtetutës i paraqet afatet kohore të mandatarit për kryeministër që të themelojë Qeverinë në rast të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk mund të konstituohet Kuvendi, nuk janë votat, nuk ka marrëveshje. Duhet të ketë marrëveshje që të kenë këto dy parti të kenë 61 vota për të zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe grupet parlamentare. Kjo nuk mund të ndodhë…Atëherë do të duhej 15 ditë pas konstituimit të Kuvendit mandatari për formimin e qeverisë i ka në dispozicion të kthejë përgjigjen presidentit. Pastaj ai mund të thotë se mund të mandatohet dhe mandej të mbahet seanca përkatëse dhe të zgjidhet qeveria. Nëse nuk mundet për herën e parë t’i bëjë 61 deputetë mandatari, këtë rast Albin Kurti i VV-së, atëherë Kushtetuta thotë se mundet edhe një herë të i kthehet mandati për 10 ditë e ardhshme nga ana e presidencës. Në qoftë se edhe tani nuk bëhet janë 40 ditë që të shkohet në zgjedhjet e reja”, thotë ai.
Të dëmshme, zgjedhjet e reja i konsideron Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, i cili thotë se ato nuk mund të japin alternativa të reja. Sipas tij renditja e partive pritët të jenë në këtë në numrat aktual dhe prapë vendi do të gjendet në një situatë të tillë.
Së fundi edhe pas një varg takimesh dy liderët Kurti-Mustafa nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje të formuar qeverinë e re. Derisa ky ngërç mes tyre ka bërë të diskutohen edhe zgjedhjet e reja. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi