Fundi i vitit 2022, raftet e marketeve në vend i pritën qytetarët me çmime dukshëm më të shtrenjta.
Produktet e njëjta patën rritje të vazhdueshme kur krahasohen tri vitet e fundit sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Mielli, buka, mishi i viçit e i pulës, vezët e vaji ushqimor i lulediellit janë vetëm disa prej produkteve bazë, çmimi mesatar i të cilave ka shënuar rritje.
Vitin 2022, Kosova e përmbylli me një inflacion prej 11.6 për qind sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Në muajin dhjetor të vitit 2021, sipas çmimit mesatar të nxjerrë nga ASK, del se një kilogram miell gruri kushtoi 0.65 euro, ndërsa në muajin dhjetor të vitit 2022 çmimi ka shkuar në 0.83 euro duke shënuar rritje prej 15 centë në raport me çmimin e dhjetorit të vitit 2021 dhe 33 centë më shumë krahasuar me dhjetorin e vitit 2020.
Një kilogram mish viçi qytetarët e Kosovës kanë mundur ta blejnë me çmim 7.98 euro në muajin dhjetor të vitit 2021, mirëpo në muajin e njëjtë të vitit 2022 çmimi u rrit për 1.96 euro.
Shtrenjtimi është edhe më i madh përkatësisht për 2.36 euro nëse krahasohet me dhjetorin e vitit 2020, vit ky që njihet edhe si viti i pandemisë së virusit COVID-19.
Përderisa 30 copa vezë në muajin dhjetor të vitit 2020, qytetarët kishin mundësi t’i blinin me çmim 3.01 euro, në muajin e njëjtë të vitit 2022 çmimi i këtij produkti është rritur dukshëm, përkatësisht 4.25 euro për 30 copë sosh.
Për një litër vaj ushqimor luledielli, çmimi mesatar në muajin dhjetor të vitit 2020 ishte 1.15 euro ndërsa në dhjetorin e vitit 2021-ës, çmimi i këtij produkti u rrit në 1.69 euro ndërsa në muajin dhjetor të vitit 2022 një shishe vaj është blerë për 2.19 euro.
Rritje e çmimit evidentohet edhe te çaji, ku një kilogram në muajin e fundit të vitit 2022 arriti në 9.36 euro ndërsa ky produkt u ble me 7.97 euro në muajin e njëtë të para dy viteve.
Rritje e theksuar evidentohet edhe te lëndët djegëse, ku një metër kub dru në dhjetor të vitit që shkoi u shit me çmim mesatar 61.43 euro apo 16.82 euro më shtrenjtë se në muajin e njëjtë të një viti më parë ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2020 rezulton me një rritje të çmimit për 21.15 euro.
Shtrenjtim të çmimesh pati edhe në benzinë dhe naftë.
Sipas këtyre të dhënave, për blerjen nga një produkt nga lista e sipërpërmendur, qytetarit konsumator [duke përjashtuar kështu lëndët djegëse mirëpo jo për nga rëndësia], do t’i kushtonte mesatarisht 38.57 euro apo 7.97 euro më tepër për artikujt e njëjtë për të cilët në muajin dhjetor të vitit 2021 do të paguante mesatarisht 30.60 euro.
Për produktet e konsumit dhe sasinë e njëjtë, qytetari konsumator do të paguante 9.69 euro më pak apo mesatarisht 28.88 euro në dhjetorin e vitit 2020.
Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e indeksit “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2022”.
Rreth 1% rritje çmimesh vetëm për një muaj
Të dhënat e fundit të ASK-së tregojnë se çmimet e produkteve u rritën në një mesatare prej 0.9% në dhjetor të vitit 2022 krahasur me muajin nëntor 2022. Pra vetëm për një muaj kishte rritje të çmimeve gati 1%.
Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve në shërbime për transport – 15.9 për qind, energji elektrike – 7.6 për qind, veshje – 4.2 për qind, blerje të automjeteve – 4.0 për qind, qumësht, djathë dhe vezë – 2.5 për qind, perime – 2.3 për qind, duhan – 1.7 për qind, mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje – 1.3 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet – 1.2 për qind. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet personale të transportit -8.3 për qind.
Konsumi në dhjetor të vitit 2022 për 12% më i lartë se ai në dhjetor 2021
Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2022 në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë është 12.1 për qind.
Kjo rritje sipas ASK-së u ndikua më shumë nga shërbimet e transportit, lëndët djegëse dhe vajrat
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në shërbime për transport (46.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet (38.8%); vajra dhe yndyra (30.9%); qumësht, djathë dhe vezë (27.8%); bukë dhe drithëra (21.1%); mish (20.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë (19.5%)” –njofton ASK.
ASK rendit edhe produktet tjera të cilat patën rritje çmimesh si: sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira – 18.2 për qind, prodhime ushqimore – 16.6 për qind, mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit – 16.1 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal – 14.4 për qind, energji elektrike – 11.9 për qind, vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht – 10.4 për qind, shërbime hoteliere – 10.1 për qind, kujdes personal – 10.0 për qind, kafe, çaj dhe kakao – 9.1 për qind, mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera – 8.4 për qind,
Tutje shtrenjtim pati edhe tek pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal – 8.4 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet – 8.0 për qind, pije alkoolike – 7.9 për qind, gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare – 7.1 për qind, gjëra personale – 7.0 për qind, pemë dhe perime – 6.6 për qind, veshje – 5.9 për qind, blerje e automjeteve – 5.5 për qind, pajisje shtëpiake – 4.9 për qind, duhan – 4.0 për qind, qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës – 3.8 për qind, dhe produkte farmaceutike – 3.1 për qind, raporton Kallxo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë