Kosova paralajmëron vendosjen e taksës 100 për qind për produktet nga Shqipëria

Në Forumin Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, që është mbajtur të marten në Tiranë është folur për lehtësimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por në vend të tejkalimit të barrierave në sfond të takimit është shfaqur një luftë tregtare.
Sipas përfaqësuesve të biznesit, janë barrierat tarifore dhe ato jo-tarifore që po hasin në eksport bizneset kosovare në Shqipëri.
Nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese, atëherë Kosova do të aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtarë me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100 për qind për prodhimet shqiptare.
Kjo ishte konfirmuar nga kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka.
Ai kishe thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë përpjekje për të hequr të gjitha pengesat që mund të ballafaqohen me eksportet shqiptare në Kosovë, por Qeveria shqiptare po dështon të përmbushë angazhimet e saj për disa nga kërkesat emergjente të konsideruara nga bizneset e Kosovës.
Për këtë çështje është deklaruar vetë i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, derisa nuk ka pohuar e as mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë.
I pyetur për këtë, ai ka thënë se shpreson që të zgjidhen problemet.
“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, për tregun dhe shpresoj që do t’i zgjedhim”, kishte deklaruar Haradinaj.
Po ashtu, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka bërë thirrje bizneseve nga Shqipëria që t’i raportojnë barrierat me të cilat përballen.
“Prodhimet tona andej dhe këndej nuk duhet të trajtohen nga qeveritë tona ndryshe, ato duhet të trajtohen pa dallim, si prodhime shqiptare”, kishte thënë Shala.
Ai ka bërë të ditur se shumë raporte mbi barrierat tarifore dhe jo tarifore që ekzistojnë në kuadër të vendeve anëtare të CEFTA-së, del që Kosova është vendi më i diskriminuar sa i përket barrierave të vendosura nga këto vende.
“Prandaj, si rezultat i këtyre barriera edhe eksporti Kosovar është më i ulëti në rajon. Në bazë të disa analizave dhe studimeve të bëra nga MTI, del që Kosova ka pësuar një deficit strukturor në rritje në tregtinë e saj rajonale, duke u bërë destinacioni kryesor i importit për eksportet e anëtarëve të tjerë të CEFTA-së”, tha ai.
Edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një reagimi i ka bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë për heqjen e të gjitha barrierave tregtare që prodhuesit e Kosovës po hasin gjatë eksportit të produkteve të tyre në tregun shqiptar.
“Për prodhuesit e Kosovës është e papranueshme që pengesat të tilla të jenë ende të zbatueshme për ta, edhe përkundër faktit që është e disata herë që këto kërkesa janë adresuar tek qeveria shqiptare për heqjen e barrierave dhe unifikimin e tregut kombëtarë shqiptarë. Por përveç premtimeve dhe fjalëve shpresë dhënëse, deri më sot nuk ka pasur asnjë përpjekje për largimin e këtyre barrierave”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.
Klubi i Prodhuesve thekson se barrierat kryesore për prodhuesit kosovar po hasin gjatë eksportit në tregun e Shqipërisë janë barriera tarifore dhe jo-tarifore, ku në çdo eksport, autoritetet shqiptare kërkojnë Certifikatën e Cilësisë për produktet që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe veterinar.
Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nuk ka vullnet për t’i rritur shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri pavarësisht kapaciteteve.
Madje shuma e shkëmbimeve tregtare sipas tij, është sikur të ishin e dy kompanive, e jo e shteteve.
“Në vend që ne të diskutojmë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri, po diskutojmë për barriera. 10 vite të raporteve ndërshtetërore duke ditur që Kosova e ka shpallur Pavarësinë më 2008, si raporte ndërshtetërore 10 vite apo një dekadë e këtyre raporteve në kuptimin ekonomik e në aspektin e bashkëpunimit tregtar dhe të investimeve është dekadë e barrierave”, ka thënë ai.
Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, për Telegrafin ka thënë se duhet të analizohen barrierat ekonomike.
“Nuk mund të konfirmoj, mund të them se janë thjeshtë zëra. Barrierat vërtet mund të eksiztojnë akoma, për të cilat qeveritë tona po mundohen të punojnë me agjenda të përbashkëta. Për momentin mund ta vlerësojmë dicka reale deri sa qeveritë tona nuk e kanë diskutuar në takimet e tyre dhe ta trajtojmë si një zë, sepse dëshira është të shkojmë përpara me eliminimin e barrierave dhe jo në shtimin e tyre. Pra, t’i analizojmë barrierat ekonomike që ekzistojnë në mes vendeve tona dhe të përmirësojmë bashkëpunimin ekonomik”, tha Muçostepa.
Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, për Telegrafin ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind është forma e fundit nëse nuk ka rrugëdalje për tejkalimin e barrierave tregtare.
“Ajo është përmend si diçka e fundit. Jemi të angazhuar që me kontakte t’i eliminojmë ato barriera që po bëhen për produktet tona. Ne jemi të disponuar që t’i zgjedhim ato probleme me mirëkuptim, dëshira e jonë është që të mos vjen deri aty. Me dëshirë nuk e bëjmë ato punë, por nëse nuk kemi kurrfarë rrugëdalje”, tha Shatri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës