Janë rreth 30 të burgosur të cilët kanë nevojë urgjente të dërgohen për ekzaminim psikiatrik. Këta po mbahen në institucionet korrektuese në kundërshtim me aktvendimet për caktimin e paraburgimit, pasi gjykata urdhëron që paraburgimi dhe ekzaminimi psikiatrik të bëhet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Kosova nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e këtyre rasteve, por as në institut nuk ka vende të lira. Trajtimi joadekuat i këtyre personave po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë thotë se kanë nisur aktivitetet në kuadër të projektit për vendosjen e këtyre personave në hapësira të veçanta në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Në gjitha burgjet e Kosovës, janë rreth 200 persona të cilët kanë nevojë për trajtim psikiatrik. Javën e kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, një 33 vjeçar ka bërë vetëvrasje. I njëjti ka pasur urdhëresë për ekzaminim psikiatrik dhe zbatim të paraburgimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thekson se nuk është bërë diçka në krijimin e kushteve dhe trajtimin e duhur të këtyre rasteve.
“Për shkak të mungesës së vendeve dhe hapësirave që të vendoset në vend ku duhet, ai është dërguar dhe ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Gjë që ai ka ndërruar jetë në një institucion ku në fakt nuk është dashur të jetë, për shkak se ka pasur një shkresë nga gjykata, një urdhëresë që të vendoset diku tjetër. Ai ka bërë vetëvrasje në një vend ku me aktvendimin që i është caktuar paraburgimi, nuk është dashur të jetë në atë Qendër të Paraburgimit”, shprehet ajo.
Për më tepër, as stafi korrektues nuk ka trajnime të duhura dhe e kanë të vështirë trajtimin e kësaj kategorie të të burgosurve.
“Fatkeqësisht edhe stafi që janë të vendosur dhe merren me sigurinë e trajtimit të personave të privuar nga liria, kanë jashtëzakonisht vështirësi në trajtimin e personave me çrregullime mendore dhe atyre që janë vartës të substancave narkotike. Sepse, nuk kanë trajtime përkatëse, përkatësisht nuk janë të trajnuar për menaxhimin dhe trajtimin e këtyre rasteve”, deklaron Haliti.
Rreth 30 të burgosur duhet që urgjentisht të trajtohen në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, megjithatë në mungesë të vendeve të lira, zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani thotë se janë duke u mbajtur në institucionet korrektuese.
“Ne kemi vetëm 12 vende në psikiatrinë forenzike për ekzaminimin psikiatrik për të burgosurit. Ndërsa, në institucionet korrektuese kemi diku rreth 30 të burgosur që kanë nevojë urgjente që të dërgohen menjëherë për ekzaminim. Mirëpo, mundësitë dhe kapacitetet nuk janë. Ndërsa, njerëzit apo të burgosurit me probleme psiqike në të gjitha institucionet, numri sillet rreth 200 të burgosur të cilët kanë nevojë për trajtim psikiatrik”, deklaron Selmani për KosovaPress.
Selmani shton se janë duke punuar që në një nga pavijonet e burgut të Dubravës të trajtohen të burgosurit me probleme psiqike.
“Ne jemi duke punuar shumë që sa më shpejt, kapacitet e institucioneve në këtë rast të psikiatrisë forenzike të rriten, në mënyrë që këta persona të trajtohen në institucionet shëndetësore, sepse kjo kategori duhet të trajtohet me ligj, duhet të trajtohet në institucionet shëndetësore dhe jo në burgje. Fatkeqësisht tash për tash kapacitetet janë këto që janë. Por, jemi duke punuar dhe në një të ardhme të afërt t’i kemi kapacitetet edhe në psikiatrinë forenzike edhe në një prej pavijoneve në burgun e Dubravës, ku do të trajtohen të burgosurit që kanë probleme psiqike”, shprehet ai.
Trajtimi jo i duhur i këtyre rasteve po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Valentina Demolli nga KMDLNj thotë për KosovaPress, se pavarësisht që kanë bërë thirrje disa herë për zgjerim të kapaciteteve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Të gjitha dokumentacionet që garantojnë të drejtat e personave të privuar nga liria, thuhet që përveç se kanë të drejtë të marrin shërbime të caktuara, ata duhet të marrin shërbime adekuate. Unë po them që ata marrin shërbime, por nuk marrin shërbimet adekuate. Edhe mos dhënia e shërbimeve adekuate në këtë raport paraqet shkelja të të drejtave të njeriut për këtë kategori të personave të cilët aktualisht janë në institucionet, qoftë të paraburgimit apo në institucionet e burgut”, shprehet Demolli.
Në një përgjigje për KosovaPress, shefi i kabinetit në Ministri të Drejtësisë, Genc Nimoni thotë se janë të përkushtuar që të thellojnë reformat në trajtimin dhe vendosjen e duhur të personave të dënuar me çrregullime mendore. Veç tjerash, përmend që të njëjtit do të vendosen në hapësira të veçanta në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur aktivitetet për realizimin e projektit për vendosjen e personave të dënuar me çrregullime mendore në hapësira të veçanta në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë. Përveç kësaj, parashihet të rriten edhe kapacitetet e Njësisë Shëndetësore në QK në Dubravë të cilat do të shërbejnë në këtë njësi për të ofruar shërbimet e nevojshme për këtë kategori të të dënuarve”, thuhet në këtë përgjigje.
Megjithatë, KMDLNj thotë se duhet të ndërtohet një institucion i veçantë, meqë nuk mund të rehabilitohen të gjithë në një pavijon.
Ndryshe,sipas Kodit të Procedurës Penale përcaktohet që personat me çrregullime mendore, paraburgimin duhet ta mbajnë në institucione të kujdesit shëndetësor.
Në Kosovë nuk ka institucione të veçanta për trajtimin e këtyre personave me çrregullime mendore që kryejnë vepra penale. Mirëpo, pas themelimit të Institutit të Forenzikës Psikiatrike, shpeshherë gjykata ka lëshuar urdhëresë që paraburgimi dhe ekzaminimi i tyre të bëhet në institut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Kina heq vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje