Pas anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB) në vitin 2009 si anëtare me të drejta të plota, për herë të parë në Prishtinë sot janë mbajtur punimet e takimeve vjetore të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Punimet e Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore janë organizuar nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës, thuhet në një komunikatë nga Ministria.
“Mbledhjet e Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore janë mbledhje vjetore ku diskutohet rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike globale, sfidave rajonale, si dhe çështjeve të brendshme të Konstituencave.”
MF njofton se gjatë punimeve të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Prishtinë të pranishëm ishin ministri i Financave Avdullah Hoti, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës, Delegacionet e Konsituencave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuara nga zëvendëspresidenti për Evropë dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore Cyrril Muller, drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore Franciskus August Godts, zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Mitsuhiro Furusaëa, drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar Ibrahim Halil Canakci, si dhe përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC).
“Vendet pjesëmarrëse në Konsituencat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që morën pjesë në këto takime vjetore janë: Austria, Turqia, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Belgjika. Gjatë punimeve të mbledhjeve vjetore të Konstituencave janë diskutuar shumë tema ekonomike me të cilat po preokupohen vendet e Konstituencave tona: si çmimi i ulët i naftës dhe ndikimi i saj në inflacion, ngadalësimi i rritjes ekonomike kineze, kriza e refugjatëve në Evropë dhe reformat e nevojshme që janë të domosdoshme për një rritje më të madhe ekonomike. Gjithashtu gjatë kà «tyre takimeve u shkëmbyen edhe përvojat në mes të vendeve pjesëmarrëse.”
Ministria e Financave thotë se organizimi i mbledhjeve të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Prishtinë tregon shumë për rolin konstruktiv dhe partneritetin e fuqishëm që ka Kosova me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, dhe këto nëntë shtete.
“Por, gjithashtu është dëshmi se institucionet e Kosovës po i forcojnë edhe më shumë lidhjet ekonomike dhe politike me organizatat financiare ndërkombëtare dhe shtetet anëtare të Konstituencave të FMN-së dhe Bankës Botërore. Kosova është pjesë e Konstituencës së Evropës Qendrore dhe Lindore në FMN së bashku me vendet e tjera si Austria, Turqia, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia dhe Bjellorusia. Ndërsa, në anën tjetër në Konstituencën e Bankës Botërore, përveç vendeve të cekura më lartë, bëjnë pjesë edhe Luksemburgu dhe Belgjika”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës