LAJMI I FUNDIT:

Kosova nis përgatitjet për miqësoret ndaj Lihtenshtajnit

Kosova nis përgatitjet për miqësoret ndaj Lihtenshtajnit
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Lihtenshtajnit, që do të zhvillohen më 13 korrik, përkatësisht më 16 korrik.

Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhëses Anneli Andersen si test përfundimtar para nisjes së edicionit promovues të Ligës së Kombeve në shtator.

“Është ndjenjë shumë e mirë të jemi sërish këtu. Jam e lumtur që i kam takuar lojtaret. Është gjithmonë mirë të fillosh përgatitjet në Kosovë. Ky grumbullim është paksa më sfidues, ngase disa lojtare kanë pasur pushime disa javore, e disa lojtare kanë luajtur edhe në fundjavën që e lamë pas. Gjithsesi, ne duhet t’i mbledhim forcat dhe të përballemi me Lihtenshtajnin”.


“Duhet të fokusohemi që pas çdo stërvitje dhe pas çdo ndeshje të jemi më të mira. Kemi një kundërshtar që nuk dimë asgjë për të dhe kjo është një sfidë e re, por njëherësh për vajzat është një përvojë e re të luajnë me ekipe të ndryshme”.

“Sa herë që hyjmë në fushë e kemi qëllim të luajmë mirë dhe të fitojmë. Këto ndeshje na shërbejnë që të përmirësohemi në mbrojtje dhe sulm dhe mendoj se kemi gjasa të mira për fitore”, ka theksuar përzgjedhësja Andersen pas stërvitjes së parë.

Ndërkaq, optimiste për paraqitje të mira në këto dy miqësore janë shprehur edhe dy lojtaret, Viola Avduli dhe Donjeta Halilaj. Dardanet do të vazhdojnë me stërvitje nesër paradite, derisa dy ndeshjet miqësore do të zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori