Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur në shtëpi nga Turqia me rezultat të thellë 4-1.

Kosova nuk ka mundur ta fitoj as ndeshjen e gjashtë të eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusia 2018”, në kuadër të Grupit I.


Përfaqësuesja e Kosovës pranoi gol në këtë ndeshje qysh në minutën e shtatë, ku ishte Volkan Sen, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Kaldirim.

turqia 2

Djelmoshat e Albert Bunjakut arritën të kthehen në lojë në minutën e 22 të ndeshjes pasi ishte mbrojtësi Amir Rrahmani që shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Valon Berishës.

kos1 2

Megjithatë, Turqia shkoi në pushim me epërsi 2-1 pasi ishte mesfushori Cengiz Under që shënoi pas asistimit nga Selcuk Inan.

statistikat1

Edhe në pjesën e dytë, ishin turqit ata që dominuan ndeshjen duke shënuar edhe dy gola, ku ai i 3-1 erdhi në minutën e 61 dhe u shënua nga ylli i sulmit, Burak Yilmaz.

turqi3goll

Në minutën e 82 erdhi goli i fundit në ndeshje dhe u shënua nga Ozan Tufan, i cili vulosi fitoren dhe rezultati përfundimtar 4-1.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më asgjë përveç ndëshkimit të Bernard Berishës me të kuq, pas dy të verdhëve. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5q280g_v-o-l-k-a-n-s-e-n-g-o-a-l_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5q28xx_1-1-amir-rrahmani-goal-kosovo-vs-turkey_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5q29m6_1-2-cengiz-under-goal-hd-kosovo-vs-turkey-11-06-2017-hd_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5q2ccm_goal-yilmaz-1-3-kosovo-vs-turkey_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5q2djr_ozan-tufan-goal-hd-kosovo-1-4-turkey-11-06-2017-hd_sport

telegrafi sport app