LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr Presidencën në Sekretariatin të Komunitetit të Energjisë për 2017

Kosova merr Presidencën në Sekretariatin të Komunitetit të Energjisë për 2017

Në takimin14 të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës- Sarajevë, Kosova mori Presidencën për vitin 2017.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pas marrjes së presidencës nga homologu i tij nga Bosnja dhe Hercegovina prezantoi prioritet e propozuara nga Kosova për vitin e ardhshëm që do të jenë njëkohësisht edhe prioritet e këtij komuniteti.

Sipas tij, këto priorite janë në linjë me obligimet kontraktuale që Kosova ka në kuadër të Komunitetit të Energjisë si dhe janë të bazuara nga konkluzionet e agjendës së Parisit, me fokus të kapitulli i zhvillimit të qëndrueshëm; efiçiencë të energjisë, burime të ripërtëritshme dhe ambient.


Gjithashtu, gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdohet me procesin e reformave në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet liberalizimit dhe integrimin në tregun rajonal.

Një nga të arriturat shumë të rëndësishme sa i përket Kosovës në këtë takim është miratimi njëzëri i aneksit 8 i cili dëshmon për interferimin e Serbisë dhe krijimin e barrierave në operim të KOSTT, parim ky që bie ndesh me përgjegjësitë kontraktuale ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Ky është edhe një hap që e dëshmon se Serbia duhet të tërhiqet nga interferimi në operim dhe të hyrat e KOSTT, po ashtu shtron nevojën që KOSTT sa më parë të njihet si zonë rregulluese e pavarur në kuadër të ENTSO-I.

Në kuadër të takimit të 14-të, Gjeorgjia u anëtarësua me të drejta të plota në Komunitetin e Energjisë dhe kjo tregon se komuniteti është një nga partnerët më strategjikë për sektorin e energjisë.

Për fund Ministri Stavileci uroi që ky vit të jetë një vit i suksesshëm dhe realizimit të prioriteteve. Ai po ashtu ftoi homologët e tij për pjesëmarrje në takimin e radhës, i cili do të mbahet në Prishtinë në fund të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Ekonomi
Kalo në kategori