Mbi gjysmë miliard euro llogaritet shuma e të hyrave nga mjetet e diasporës në Kosovë vetëm për nëntë muajt e vitit të kaluar.
Por, këto mjete, sipas ekspertëve, kryesisht kanë destinacion mbijetesën e familjeve kosovare dhe më pak për aspekte zhvillimore e afariste.
Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 35.1 për qind, përkatësisht 24 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Eksperti i çështjeve ekonomike Ismail Kastrati, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë, vite me radhë.
Megjithatë, tani sipas tij, është koha që të iu ndërrohet orientimi këtyre mjeteve.
“Remtencat janë një faktor i rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes sociale dhe të konsumit në Kosovë, por ne duhet të bëjmë përpjekje që remitencat të marrin një karakter tjetër, karakterin zhvillimor. Remitencat do të duhej të shërbenin më shumë për investime, sesa për një gjendje të mbijetesës ekonomike apo sociale”, thekson Kastrati.
Që këto mjete të diasporës të orientohen në investime në sektorë të ndryshëm ekonomik, autoritetet e vendit, thekson Kastrati duhet të krijojnë një ambient të favorshëm biznesor.
“Për këtë Qeveria e Kosovës duhet të ketë një rol të rëndësishëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit me diasporën ekonomikisht më të fuqishme dhe përmes krijimit të një ambienti më të favorshëm biznesor brenda Kosovës”, shton Kastrati.
Gjatë vitit të kaluar, përfaqësues të bizneseve të Kosovës thanë se kanë zhvilluar takime me diasporën e Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se edhe diaspora është e interesuar që këtyre mjeteve të iu ndërrohet orientimi, por se duhet të krijohen kushte për ata investitorë potencial.
“Gjithë ato mjete që ne i marrim nga diaspora pothuajse mbi 90 për qind shkojnë në konsum e ai konsum i dedikohet pothuajse më shumë se 50 për qind të importit të produkteve nga Serbia, dhe kapitali i diasporës po shkon në Serbi e kjo është një shqetësim i madh i diasporës që ata e kishin ngritur në një Forum ekonomik në Austri”, ka bërë të ditur Shahini.
Të dhënat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës tregojnë se Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë, me 14 për qind.
Ndryshe, emigrantët kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës vite më parë patën shprehur interesim për të krijuar fonde të veçanta zhvillimore, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Nga ekspertë të fushës ishte vlerësuar që marrëdhënia me diasporën kosovare të kalojë nga një marrëdhënie e solidaritetit në një marrëdhënie të ekonomisë të tregut, ku emigrantët do të investojnë fondet e tyre, Kosova duhet të bëhet një vend ku sundon ligji, ku zhvillohet luftë e rreptë kundër korrupsionit dhe ku mbizotëron një mjedis i favorshëm për biznes. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze