LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka potencial të madh për investime

Kosova ka potencial të madh për investime

Është mbajtur të hënën Forumi i Biznesit 2018, Kosovë-Arabi Saudite i organizuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë forum ishin përfaqësues të odave ekonomike të Arabisë Saudite dhe një numër i konsiderueshëm biznesmenësh të cilët shqyrtuan mundësinë e sjelljes së investimeve të huaja në Kosovë dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm e të bërit biznes në Kosovë, si dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Arabinë Saudite.

Pjesë e forumit ishin diskutimet rreth ligjit për Investime Strategjike dhe tema tjera në lidhje me zhvillimin ekonomik.


Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka falënderuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Arabisë për vizitën dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale në mes të dy vendeve, ku Mbretëria e Arabisë Saudite është një ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë dhe kanë përkrahës shtetësinë e Kosovës.
Hoxhaj shtoi se përpjekja e Qeverisë së Kosovës është hapja e ekonomisë së Kosovës ndaj botës, si vend që ka një stabilitet politik, makroekonomik dhe stabilitet fiskal. Indikatori më i mirë i zhvillimit ekonomik të Kosovës është matja e fundit nga Banka Botërore, ku Kosova ka një rritje prej 4.5 për qind.
Ai ka ftuar të pranishmit që të prezantohen dhe të krijojnë ura të mundshme bashkëpunimi.

Khalid Abdulrahman AL Othman, kryetar i Saudi Mubadara Developmen co, falënderoi Qeverinë dhe popullin e Kosovës për mikpritje dhe shprehu dëshirën që ky takim të jetë një rast i mirë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Ai tregoi që Mbretëria e Arabisë Saudite është e interesuar të bashkëpunoj me vendet e rajonit dhe se Ballkanin Perëndimor e sheh si një investim të rëndësishëm strategji.

Po ashtu, ai shprehu që interesim që ky bashkëpunim të vazhdoj ky bashkëpunim, pasi që vendi prej nga vjen ka një program investimi dhe zhvillimi për rajonin deri në vitin 2030.

Fushat e investimit që parashihen në këtë program janë investimet në energji, sidomos në atë solare dhe të ripërtërishme, po ashtu investime në bujqësi, fushën e prodhimit në industri dhe teknologji, si dhe në turizëm.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tregoi se çka e bënë Kosovën një vend shumë atraktiv për investime, duke shprehur që Kosova është një vend i vogël por me një potencial shumë të madh.

Një rëndësi dhe karakteristikë e veçantë e Kosovës është popullsia e re dhe një ndërmarrësit shumë aktiv të cilët janë gjithnjë në kërkim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Sipas Panxhës, potencialin e Kosovës e shtojnë edhe ligjet dhe politikat e favorshme fiskale. “Kosova është një vend që siguron profit. Përveç të tjerave, produktet e Kosovës kanë potencial dhe eksportohen edhe në vendet e Evropës me kualitet shumë të lartë. Kosova mund të shërbejë edhe si bazë për të eksportuar pasi që ka marrëveshje të shumta me BE-në që mundësojnë edhe qasje në tregun evropian. Duke mos e lënë anash edhe potencialin në teknologji dhe bukuritë natyrore që e bëjnë vend shumë atraktiv për investime në turizëm”, tha ai.

Përfaqësuesi i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, shprehu interesimin e bashkëpunimit me biznesmenët arab, si partner strategjik dhe shumë të fuqishëm.
Ai shprehu që Kosova është e hapur ndaj partneritetit, duke theksuar kulturën dhe ekonominë e zhvillimit të hapur për të ndërtuar partneritete afatgjata.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tregoi që Kosova është një vend i ri por me ambicie të mëdha për zhvillim ekonomik.

Ai theksoi se kapitali human, është një ndër aspektet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të cilën Kosova e posedon.

Kosova sipas Hamzës, është një ndër vendet që ka ndërmarr reforma të mëdha, dhe sipas raportit e të bërit biznes, renditet si vendi i 40-të, i cili është sukses i konsiderueshëm kur e krahason me vitet e mëparshme.

Ai shprehu që Qeveria e Kosovës ka ndërtuar një politikë fiskale e cila është në përkrahje të sektorit privat dhe e favorshme për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tregoi se në Kosovë janë diku rreth 300 milionë euro investime të huaja në vend brenda vitit, të cilat kryesisht vijnë nga Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Ai shprehu që legjislacioni i Kosovës, sidomos ligji për Investime të Huaja, i cili garanton investimet e huaja, dhe Ligji për Investime Strategjike, që mundëson negociata direkte për investime, janë dy ligje që sigurojnë potencial për investime ekonomike.

Po ashtu, edhe marrëveshje me shumta ndërshtetërore për mbrojte të investimeve.

Në kuadër të forumit, u mbajt edhe takimi B2B me biznesmenë të ndryshëm të ardhur nga Arabia Saudite dhe biznesmenëve kosovar, për të krijuar mundësinë për bashkëpunime të mundshme dhe krijimin e mundësive për investime në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori