LAJMI I FUNDIT:

​Kosova e Norvegjia diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje e siguri

​Kosova e Norvegjia diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje e siguri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Norvegjia, i kryesuar nga Kjersti C Klaeboe, drejtoreshë e përgjithshme e Departamentit të Politikës së Personelit, Kompetencës, Integritetit dhe Shërbimeve të Përbashkëta Ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Siç njoftohet, qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe arritjen e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

Në këtë takim, ministri Mehaj falënderoi shtetin norvegjez për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ndihmën e dhënë për luftimin e pandemisë me COVID-19, si dhe në shumë fusha tjera.


Me këtë rast, u theksua se shteti norvegjez ka qenë dhe është i përkushtuar për mbështetjen në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë.

Po ashtu, pas takimit me ministrin Mehaj, delegacioni norvegjez ka vazhduar takimin e punës me stafin drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes ku është biseduar për gjetjen e formave të konkretizimit bashkëpunimit të mëtejmë, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori