Vrasja e grave në Kosovë është bërë një dukuri shqetësuese. Në shumicën e rasteve të dyshuar për vrasje janë bashkëshortët e viktimave, siç është dhe rasti i fundit i vrasjes së Liridona Ademajt.
Ndërhyrja e shtetit, largimi i armëve, rritja e vetëdijes dhe ndëshkimet, janë vetëm disa nga hapat që sipas ekspertëve do të kontribuojnë në luftimin e dhunës ndaj grave dhe në parandalimin e vrasjes së tyre.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, ka thënë për Telegrafin se është nevojë urgjente për veprime konkrete në parandalimin e dhunës ndaj grave në Kosovë.

Moszbatimi i ligjit dhe neglizhenca institucionale, si dhe sfidat e mentalitetit dhe varfërisë, sipas Demollit, janë faktorë që kontribuojnë drejtpërdrejt në shtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.
Sipas saj, rasti i fundit i vrasjes së Liridona Ademaj është me motiv të ulët.
Demolli thotë se Naim Murseli ka vepruar si një kriminel duke treguar mungesën e frikës nga ndëshkimi dhe pasojat shoqërore.
“Motivi ka qenë i ulët. Normalisht ky është një kriminel në mënyrën qysh e ka organizu vrasjen, në mënyrën qysh e ka sjellë në Kosovë. Në Suedi s’kishte me guxu me vepru në një mënyrë të këtillë. Mënyra qysh u organizu, qysh ka gjet mbështetje tek pjesëtari i FSK-së edhe ku ka marrë armë, kjo ia ka lehtësu kryerjen e veprës një krimineli. Ka pasur urrejtje ndaj gruas, ka pasur lakmi edhe këto janë ato të cilat e kanë çuar me siguri deri te ajo…”, ka thënë Demolli.
Për Demollin shqetësuese është edhe çështja e lehtësisë së mbajtjes dhe përdorimit të armëve në Kosovë, si një faktor kyç që kontribuon në kryerjen e krimeve të tilla.
Ajo bëri thirrje për emergjencën kombëtare të femicidit dhe për një strategji të qartë dhe të buxhetuar për luftimin e kësaj plage shoqërore.
“Çfarë është shqetësuese, parashtrohet pyetja: Si me kaq lehtësi? Kjo është shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës… A është lehtë në Kosovë me i vra gratë? Po, është lehtë, sepse nuk është ende femicidi në emergjencë kombëtare. Ju e shihni në mënyrë të vazhdueshme se si trajtohet dhuna. Ende nuk kemi nivel të lartë. Kemi deklarata, kemi pronocime, kemi në këto nivele… Po këto nuk janë ajo që duhet. Ne duhet të jemi bashkë të gjithë, që do të sjellim në prioritet, ta shohim si shqetësim”, tha ajo.
Demolli tha se deri tani janë vrarë 66 gra që nuk kanë marrë mbrojtjen e duhur nga shteti dhe familja.
“Pse në Kosovë nuk largohen armët nga shtëpitë? Po pse dikush lehtësisht mundet të mbajë një armë? Pse kryeministri nuk del me një apel me largu armët nga shtëpia?… Ajo çfarë duhet bërë menjëherë, është të buxhetohet strategjia kundër dhunës në baza gjinore edhe të analizohet. Ndërsa të vendoset në emergjencë kombëtare”, u shpreh Demolli.
Ajo tha se duhet të rritet vetëdija e qytetarëve për t’i larguar armët nga shtëpitë dhe të zbatohet ligji.
Ndërsa, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku, theksoi se veprat penale të rënda, sidomos ato të kryera me paramendim, meritojnë dënimet më të ashpra sipas Kodit Penal, që mund të përfshijnë edhe burgim të përjetshëm.

Ajo bëri të ditur se ka pasur prova të besueshme që kanë mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
“Në rastin e vrasjes së Liridonës ekzistojnë të gjitha provat për vrasje të rëndë, ku parashihet dënimi prej 10 vite deri me burg të përjetshëm. I mbetet gjykatës me vërtetu, por besoj që ka pasur prova të mjaftueshme për arrestimin e tre të dyshuarve. Madje të akuzuarit në fazën fillestare e kanë pranuar që me bashkëshortin e saj e kanë planifikuar vrasjen e Liridonës ”, ka thënë ajo.
Për të parandaluar rastet e vrasjeve, Keqekolla-Sadiku tha se duhet të rritet vetëdija tek qytetarët. “Rastet më të vogla të raportohen, pasi me problemin nëse nuk merresh, shkon duke u rritur”.
Avokatja thotë se vrasja e Liridona Ademajt cilësohet si vrasje e rëndë, sidomos kur ajo është kryer me paramendim dhe e planifikuar dhe për më keq është kryer në sy të fëmijëve.
“Nuk e kap logjika e njeriut normal se çka ka mendu ai, kur e ka vrarë bashkëshorten e vet, nënën e dy fëmijëve. Për më tepër vrasja është kryer në prezencën e fëmijëve. Dënimi me burg të përjetshëm është pak për një kriminel të tillë”.
Ndryshe, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, neni 44 parasheh dënimin me burgim të përjetshëm.
Ky ligj mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në
rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda.
Po ashtu në këtë ligj në paragrafin e dytë thuhet se “Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për një vepër të veçantë penale”.
Ndërsa, në paragrafin e tretë bëhet e ditur se dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar mendore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

Politikanët e Kosovës nderojnë Bajram Qerkinin: Drejtësia për të zhdukurit mbetet amanet

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri