Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për dy fonde për mbështetjen e sektorit privat. Ujdia u arrit pas takimit, që pati Bettel me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Pas nënshkrimit të këtij momerandumi, Bislimi ka thënë se me këtë marrëveshje synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të promovuar inovacionin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
“Takimet dhe bisedat e sotme ishin konfirmim i radhës i përkushtimit tonë për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimit të mundësive për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët…Përmes projekteve të ndryshme financiare Luksemburgu deri më tani ka investuar rreth 100 milionë euro në Republikën e Kosovës, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe progresin tonë ekonomik dhe shoqëror. Sot zëvendëskryeministri Bettel dhe ministrja e MINT, Hajdari sapo nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për dy fonde për mbështetjen e sektorit privat. Këto dy fonde synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të promovuar inovacionin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit me mbështetjen e Luksemburgut i ofron bizneseve dhe ndërmarrësve tanë mjetet që u duhen për të ecur në kohën në periudhën digjitale”, tha Bislimi.
Në anën tjetër, Bettel ka thënë se kjo marrëveshje është një investim që të rinjtë e Kosovës të shohin potencialin dhe të jenë pjesë e tij.
“Kjo marrëveshje ndërmjet nesh nuk është diçka e re, mirëpo fakti që mundemi të kemi edhe sektor të rinj me sektorin privat…Mund të them që nuk është një shpenzim, është një investim në njerëz, në të ardhmen, është një investim për me pas edhe mundësi si kosovar, sikur të rinjtë e Kosovës të shohin potencialin dhe me qenë pjesë e këtij potenciali”, tha Bettel.
Bettel po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ndërkaq, pas këtij takimi, Bettel është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës