Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare të Këshillave të Arteve dhe Agjencive të Kulturës
Kosova anëtarësohet edhe në një mekanizëm ndërkombëtar kulturor. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë konfirmimin për anëtarësim në Federatën Ndërkombëtare të Këshillave të Arteve dhe Agjencive të Kulturës (IFACCA) i cili është rrjet global i këshillave të artit dhe ministrive të kulturës, me organizatat anëtare në mbi 70 vende.
Rolin kryesor bartës në procesin e këtij anëtarësimi e ka pasur Task-Forca për anëtarësim të Kosovës në Institucionet/Mekanizmat Ndërkombëtare të Kulturës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtarësimin në IFACCA e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm ngase mundëson qasjen në një rrjet ndërkombëtar është i dedikuar në përmirësimin dhe zhvillimin e politikave kulturore, krijimin e fondeve të artit, zhvillimin e audiencës dhe qasjes publike në arte.
“Anëtarësimi në fjalë do të shërbejë në krijimin dhe zhvillimin e politikave më të mira në fushën e artit e të kulturës në Kosovë dhe në promovimin e aktiviteteve kulturore përbrenda vendit dhe në skenën ndërkombëtare. Anëtarësimi do të mundësojë edhe shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit me shtetet tjera anëtare”, thuhet në njoftim.
IFACCA është themeluar në vitin 2000 dhe ka selinë në Sidnej të Australisë. Misioni i kësaj federate ka të bëjë me krijimin e bashkëpunimit efikas dhe afatgjatë në sektorin e artit e të kulturës mes shteteve anëtare me qëllim të ndarjes së njohurive dhe përvojave për të zhvilluar dhe forcuar këtë fushë duke forcuar partneritetin dhe nxitur dialogun.
Ndër aktivitetet e shumta që organizon kjo federatë, mban edhe Samite të ashtuquajtura “të shkallës së vogël” ashtu sikurse samiti i fundit botëror i organizuar në Valletta të Maltës (18-21 tetor 2016).
Ndërkaq, kujtojmë se themelimi i Task-Forcës është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar më 1 qershor të 2016-6ës dhe përbëhet nga përfaqësues të: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues; Presidencës, Kryeministrisë, Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Integrimeve Evropiane, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të pavarur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025