Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka vazhduar thirrjet për qytetarët e Kosovës që të raportojnë parregullsitë gjatë procesit zgjedhor.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është institucion i cili i merr seriozisht të gjitha parregullsitë të raportuara nga qytetarët.


"Një pjesë të zgjedhjeve të drejta përfshijnë institucionet qeveritare si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cila i merr seriozisht të gjitha ankesat e bëra drejtpërdrejt”, ka shkruar Kosnett.

Ditë më parë ambasadori ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë edhe blerjen e votave,  frikësime apo edhe shkelje tjera.

Konsett po ashtu ka pasur një mesazh edhe për partitë politike ku i ka porositur që gjatë fushatës mos të harrojnë rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë në Kosovë. /Telegrafi/