Kosnett, liderëve të rajonit: Fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur u ka dërguar një porosi të gjithë udhëheqësve politikë në rajon.
Kosnett ka kërkuar që fati i të zhdukurve të mos mbetet peng i politikës.
Ambasadori ka thënë se e vlerësojnë përparimin e fundit që është bërë në këtë drejtim.
“Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, ka shkruar Kosnett. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































