Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit e gatshme të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), kryesuar nga Sarah H Olmstead.
Gjatë këtij takimi ata shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës.
Hoti falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për mbështetjen financiare, si dhe theksoi zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin sa më optimal dhe transparent të këtyre projekteve.
Kjo u përmend për faktin se siç thanë edhe ata, Republika e Kosovës ka nevojë të menjëhershme për zhvillim dhe stabilitet ekonomik. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































