LAJMI I FUNDIT:

Korenica kontribuon në fitoren e Cluj për vendim e parë në renditje

Korenica kontribuon në fitoren e Cluj për vendim e parë në renditje

Meriton Korenica ka shfaqur edhe një herë cilësitë e tij në Superligën e Rumanisë, duke kontribuar në mënyrë aktive në fitoren spektakolare të ekipit të tij, CFR Cluj, kundër UTA Aradit.

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 26-të, Cluj mposhti me rezultatin 4-1 rivalin e saj të radhës, duke treguar përsëri pse konsiderohet një nga pretenduesit kryesorë për titullin këtë sezon.

Korenica luajti një rol kyç në fitore, duke ofruar një asistim të shkëlqyer nga goditja e dënimit për golin e tretë të ekipit të tij, i cili u shënuar në minutën e 62-të.


Me këtë asistim, sulmuesi kosovar arriti të shënojë asistimin e pestë të tij këtë sezon në Superligën rumune, duke shtuar kështu një tjetër sukses në statistikat e tij të imponuese.

Korenica u zëvendësua në minutën e 88-të.

Deri më tani, Korenica ka shënuar 4 gola dhe ka ofruar 5 asistime në 24 ndeshje në elitën e futbollit rumun, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij.

Përveç sukseseve në ligë, ai ka shënuar edhe një gol në Kupën e Rumanisë.

Pas kësaj fitore, CFR Cluj ka arritur të barazojë në krye të tabelës së bashku me FCSB-n, duke grumbulluar 46 pikë secili. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Premier League
Kalo në kategori