LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike në det, disa orë pasi Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan një stërvitje të madhe ushtarake vjetore të njohur si “Mburoja e Lirisë”.

Bëhet e ditur se Koreja e Veriut e ka parë prej kohësh stërvitjen si një provokim.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë se raketat u zbuluan nga provinca Hwanghae e Koresë së Veriut, duke shënuar herën e pestë që Veriu lëshon raketa këtë vit.


Më herët, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake të cilat do të zgjasin 11 ditë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Stërvitja “Mburoja e Lirisë” do të përfshijë “trajnime të drejtpërdrejta, virtuale dhe në terren” sipas qeverisë amerikane.

E në përgjigje të këtyre stërvitjeve, Veriu i quajti “akt i rrezikshëm provokues që rrit rrezikun e konfliktit ushtarak” dhe lëshoi raketa.

Ndryshe, javën e kaluar, Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, paralajmëroi kundër “provokimeve” të mëtejshme pasi një aeroplanmbajtëse amerikane u ankorua në portin e Koresë së Jugut të Busan.

Stërvitjet u ndërprenë për pak kohë pasi dy aeroplanë luftarakë të Koresë së Jugut KF-16 bombarduan gabimisht një zonë civile në Pocheon, pranë kufirit me Korenë e Veriut të enjten e kaluar.

Tridhjetë persona u plagosën në incident, të cilin forcat ajrore të Koresë së Jugut ia atribuuan gabimit njerëzor pasi një nga pilotët futi koordinatat e gabuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori