Gomat e vjetra të veturave janë të përsosura për rregullim të tarracës, ndërsa në to mund të kultivoni çfarëdo perimesh, madje edhe pemë të vogla

Mund t’i përdorni me vite të tëra, sepse janë të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta dhe lagështisë.


Po ju tregojmë se si të veproni, transmeton Telegrafi.

Materiali që ju nevojitet: goma të vjetra të veturave, rondele për kavanoza, sprej me ngjyra, fidanë, fara dhe dheu.

1. Ngjyrosni gomën

fsdfsdf

Pasi të keni larë me ujë dhe t’i keni tharë mirë, ngjyrosni me ngjyrën e preferuar. Në këtë rast kemi vendosur për sprejin llak ngjyrë tirkizi.

2. Shponi vrima në rondelë

fdfsd

Për fund kemi shfrytëzuar rondelën për kavanoza e cila është pak më e madhe se vrima e gomës. Është me rëndësi që rondela të kalojë skajin e gomës përkatësisht të mbërthehet në mënyrë që të mos prishet nën peshën e dheut.

Para vendosjes, për drenazh më të mirë, në rondelë me burgi duhet të bëhen disa vrima nëpërmjet të të cilave do të kullohet teprica e ujit.

3. Mbusheni gomën me dhe

trtr

Për t’u mbushur e gjithë goma, nevojiten rreth 40 litra dhe cilësor.

4. Mbëltoni fidanët

dfd

Kur të përfundoni përgatitjen, pason mbëltimi i fidanëve, në këtë rast lulen zbukuruese të quajtur Lajkatarja e Kopshtit (Trapaeolum majus) dhe mbillni misër.

Perimet, siç janë shumica e bimëve, mund të rriten në çfarëdo vendi, ndërkaq në goma mund të kultivohen edhe patate.

5. Pamja finale.

ioioioi

676161e3d2677b8baa1ef277333931a2

reusing tires in the garden x1

8 Tire Garden Ideas You Must Look on2

48 ideas for recycling old pallets tires and even the whole cars 1

hhgh

/Telegrafi/