LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me Komunën e Pejës

Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me Komunën e Pejës

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana e tij, Muhaxheri theksoi se do ta mbështesë Programin Nacional për Rininë sepse do t’i ndihmojë Pejës veçanërisht në sport.


“Përmes këtij programi ne do ta finalizojmë projektin e futjes së sportit nëpër shkolla. Ne kemi ndërtuar shtegun e atletikës që në raport me programin do të mundësojë zhvillimin e garave në atletikë”, tha Muhaxheri.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri. “Ministria e Arsimit e mbështet fuqishëm Programin Nacional për Rininë dhe ne do ta mbështesim koordinatorin për çka do që të jetë nevoja për të mirën e të rinjve”, potencoi Guri.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori